Nga 2 prilli qeset plastike 
do shiten me pagesë në dyqane

Nga 2 prilli qeset plastike <br />do shiten me pagesë në dyqane
Merr jetë një nga politikat kryesore të Bashkisë së Tiranës për reduktimin e ndotjes së kryeqytetit.
 
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, nga “Pazari i Ri” ka firmosur marrëveshjen me drejtues të disa supermarketeve në Tiranë ku nga data 2 prill qeset plastike do t’u shiten konsumatorëve kundrejt një pagese modeste prej 3-5 lekësh.

Gjatë fjalës së tij, numri një i Tiranës u shpreh se qëllimi i kësaj nisme nuk është për të mërzitur konsumatërët, por për të ndikuar psikologjikisht tek ata që të refuzojnë qeset plastike dhe që të marrin me vete trastën e tyre teksa bëjnë Pazar pasi kjo do të sillte uljen e ndotjes së mjedisit.
 
Duke filluar nga data 2 prill, qeset e vogla do të kushtojnë 3 lekë dhe 5 lek qeset e mëdha. Jo për të kompensuar çmimin, por për të qenë aty si një barrierë psikologjike që çdokush të thotë: Nuk e dua fare qesen dhe mjafton të përdor trastën time, apo rrjetën time apo çantën që kam sjellë nga shtëpia si e vetmja mënyrë se si ne mund t’i vëmë fre ndotjes që po i ndodh Tiranës”, tha Veliaj .
 
Gjithashtu Veliaj ka sjellë në vëmendje edhe parkingun me pagesë, sipas të cili ajo nuk sjellë një vlerë të madhe në buxhetin e Bashkisë, por është një formë për të bërë një qytet më të pastër.
 
“Në buxhetin madh të Bashkisë, buxheti i parkimit nuk është se sjell ndonjë vlerë të madhe, por bërja e parkimit me pagesë bën që shumë njerëz që nuk e kanë absolutisht të nevojshëm marrjen e makinës, t’i dekurajojë në përdorimin e makinës, dhe në një ditë të bukur si sot, shumica prej nesh që kanë ardhur këtu sot mund të lëvizin në territore të tilla pa pasur nevojë për makina. Kjo politikë që fillojmë sot ëshë pjesë e një kontesti të madh politik”, tha Veliaj.

veliaj

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

U bënë prindër për herë të parë, Mariza Ikonomi publikon foton me partnerin

U bënë prindër për herë të parë, Mariza Ikonomi publikon foton me partnerin