TIRANE- Nga viti i ardhshëm mësuesit do të kalojnë nëpër disa filtra kualifikimi dhe testimi, në mënyrë që të ruajnë vendin e punës. Sipas draftit të Ministrisë së Arsimit pritet të zhvillohet procesi i liçensimit dhe akreditimit të mësuesve.
“Pas vitit 2016, të gjithë punonjësit arsimor nën moshën 55 vjet duhet të kenë përfunduar arsimin e lartë dhe të kenë marrë licencën për ushtrimin e profesionit. Punonjësit arsimorë mbi këtë moshë, duhet të kenë dëshmuar, përmes provimit përkatës, zotërimin e kompetencave profesionale të kërkuara.
Do të zhvillohet procesi i licencimit dhe akreditimit të mësuesve, si dhe zbatimi i procedurave për monitorim të vijueshëm. Liçensimi i mësuesve do të shërbejë si parakusht për të zënë një vend pune si mësues. Procedura e kërkesës për vend pune, e miratimit dhe e zgjidhjes së konflikteve do të hartohet dhe do të miratohet formalisht nga Qeveria dhe MAS-i”, - thuhet në draftin e MAS për arsimin parauniversitar.
/Shqiptarja.com