Nga 5 deri në 11 vjeç, historia e pazakontë e 4 motrave që stërvisten në Taekwondo: Njerëzit çuditen kur dëgjojnë për ne

Më e vogla ndër to është 5 vjeç. Erua shkoi të stërvitej pas tre motrave të tjera më të mëdha, Asila, Rueda dhe Silva.

“Unë quhet Asila dhe jam 6 vjeç. Unë jam Erua dhe jam 5 vjeç. Unë jam Rueda dhe jam 9 vjeç. Unë jam Silva dhe jam 11 vjeç,"-prezantohet vajzat.

Të gjitha bashkë po sterviten në taekwando, sport korean por që ka joshur mijëra fëmijë e të rinj në të gjithë botën. Eurua akoma nuk e di qëllimin pse ndodhet këtu në palesëtr. Por asaj i pëlqen mësuesja.

“Mua më pëlqen shumë zysha,”-shprehet Erua.

 Në klubin sportiv Tirana hitsoria e katër motrave duket e pazakontë. Më e madhja ndër to është 11 vjeç dhe quhet Silva.

Silva: “Po ato çuditën që ju katër motra nuk jeni marrë me ndonjë sport tjetër, por me tajkondo.”

Motrat janë motivuar për arsye të ndryshme për të qënë bashkë në këtë lloj sporti. Ato sterviten shumë sepse duan të jenë të forta dhe të mbrohen në raste rrezikut

Asila: “Mua më pëlqen të stërvitem fort. Dua të bëhem e fortë kur të rrite.”

Rueda: “Mua më pëlqen të stërvitem që të kem vetëmbrojtje.”

Silva: “Unë dua të bëhem një sportiste e mirë.”

Keni ndonjë motër ose vëlla tjetër dhe përse nuk është me tajkondo?

“Jo jemi vetëm ne katër motra dhe nuk kemi asnjë motër apo vëlla tjetër.”

Keni marrë pjesë në ndonjë garë dhe a keni fituar ndonjë çmim?

Silva: “Po kemi fituar shumë çmime dhe medalje. Medalje të vendit të parë dhe të dytë në garat që kemi bërë.”

Rueda: “Kam marrë pjesë në disa gara dhe kam qenë gjithmonë në vendin e parë ose vendin e dytë.”

Një histori frymëzuese për kohët e sotme. Dhe atë e gjen këtu cdo ditë në palestrën sport klub Tirana, ku katër motrat Beka sterviten për më shumë se një orë

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura