Nga ‘Actus Tragicus’ i Bah, tek ‘Actus for Vjosa’ i Gentian Dodës, artisti: Në këtë vepër, jo vetëm kauza e lumit, por edhe e artit, atij kontemporan

“Actus for Vjosa”, bukurisë së një prej lumenjëve të fundit të egër në Evropë, i bëhet homazh përmes gjuhës së dancit.

E frymëzuar nga sonatina ‘Actus Tragicus’ e Bah, koreografi Gentian Doda, sjell në 24 dhe 25 tetor në skenën e “Opera-s”, një performancë unike të baletit bashkëkohor.

“Përkthimi i këtij peizazhi, i këtij lumi në koreografi ka të bëjë më shumë me dinamikat. Lumi, jeta, njeri kanë lëvizje dhe mes tyre kanë një relacion komplet direkt”, thotë koreografi Gentian Doda.

Nuk mungojnë elementët e polifonisë të përqëndruar në formë, fryt i një bashkëpunimi një vjeçar me kompozitorin Çezar Aliaj.

“Kemi bërë disa bashkëpunime bashkë, dhe si shqiptarë kemi një kulturë shumë të pasur muzikore, edhe sa i përket këtij koncepti të lëvizjes, dhe e kemi si pikënisje që na jep një lloj autenticiteti”, thotë më tej artisti.

Po nëse “Actus” është veprimi, pjesa tragjike që do të përcillet në skenë përmes ndjesive e gjuhës së trupit, i takon rrezikut që i kanoset lumit “Vjosa” sa kohë nuk është shpallur Park Kombëtar, pavarësisht një marrëveshje angazhimi të nënshkruar. Në Vjosë ishte parashikuar ndërtimi i 38 HEC-eve.

“Për mua nuk është vetëm kauza e ‘Vjosës’, por edhe e artit, atij kontemporan që të çon në disa terrene të panjohura, ku t’i shkon në bazë të nuhatjes. Kontemporania ka një pikënisje të qartë e ku mbaron, të hap dyert për tjetrën”, shton koreografi.

Në mbrojtjen e e lumit “Vjosa”, janë bashkuar vitet e fundit aktorë nga fusha të ndryshme. Pas artistëve të muzikës, zërit të aktivistëve e deri edhe yllit të Hollëoodit Leonardo Di Caprios, pritet që krijimi i Dodës, i inspiruar në Shqipëri, të flasë në mbarë botën, me një gjuhë, siç thotë artisti, universale.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?