Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, janë miratuar edhe pesë emrat që do t’i propozohen Kvuendit pë bordin e Këshillit të Statistikave (INSTAT).
Konkretisht janë propozuar emrat e Adrian Kamenicës, i cili u shkarkua muaj më parë nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Elora Kokalari, e cila është këshilltare e kryeministrit Edi Rama, pedagogia e fakultetit ekonomik Kozeta Sevrasni, e cila në zgjedhjet e fundit garoi për rekotore të Universitetit të Tiranës, pedagogu i Universitetit Bujqësor Edvin Zhllima, gjithashtu edhe gazetari Blendi Salaj.
Propozimi i bërë nga qeveria:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 22, të ligjit nr.17/2018, “Për statistikat zyrtare”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave, VENDOSI:
Propozimin Kuvendit për emërimin e disa anëtarëve të Këshillit të Statistikave, si më poshtë vijon:
a) Z. Adrian Kamenica, përfaqësuese e përdoruesve kryesorë të statistikave zyrtare;
b) Znj. Elora Kokalari, përfaqësuese e përdoruesve kryesorë të statistikave zyrtare;
c) Znj. Kozeta Sevrani, përfaqësuese e botës akademike;
ç) Z. Edvin Zhllima, përfaqësues i shoqërisë civile;
d) Z. Blendi Salaj, përfaqësues i medias.
Vendimi i firmosur nga kryeministri, Edi Rama hyn në fuqi ditën e sotme.
Komente

