Nga aksidentet, sigurimi i jetës dhe mbulimi i shpenzimeve mjekësore, ja përfitimet e “Credins Pension”

Nga aksidentet, sigurimi i jetës dhe mbulimi i shpenzimeve mjekësore, ja përfitimet e “Credins Pension”

Foto ilustruese

Pensioni shtetëror nuk mjafton për të garantuar nivelin e të ardhurave dhe të mirëqenies, të cilin ne të gjithë duam ta ruajmë edhe kur të jemi në moshë të tretë. Për këtë, duhet të gjejmë mënyrat për ta shtuar. Dhe, për ta bërë këtë, duhen vënë mënjanë paratë në kohën e duhur. Ata që kanë dhe do të kenë nevojë për një gjë të tillë, pra që do të kenë nevojë për njëpension të shtuar, janë dhe do të jenë gjithnjë e më shumë në numër.

Për të arritur të kesh një pension të shtuar, mund t’i mbash paratë edhe nën dyshek, apo t’i derdhësh në llogarinë rrjedhëse, çka është e njejta gjë nga pikëpamja e leverdisë. Por, sigurisht, është më mirë të përpiqesh të gjesh rrugë të tjera dhe nuk është aspak e thënë që, për këtë, të jesh i apasionuar pas rreziqeve.

Për të mbajtur ekuilibrin e sistemit, këto vitet e fundit Qeveria dhe Parlamenti shqiptar kanë ndërmarrë amendime të ndryshme ligjore. Synimi ka qenë ai ishtrëngimit të kushteve për të përfituar pensionin, pra rritjen e moshës minimale për të dalë në pension dhe rritjen e numrit të viteve të kontributeve: kjo, pasi mosha mesatare rritet e, kështu, pa një ndërhyrje, burimet e shtetit për të paguar të gjitha pensionet rrezikojnë të mos mjaftojnë.

Por, më e rëndësishme është ajo, që pensioni do të vazhdojë të jetë i pamjaftueshëm për të ruajtur të njejtin nivel jetese që ke tani, kur je më i ri dhe në kulmin e aktivitetit të punës.

Pikërisht për të kompensuar këtë problem, ashtu si në të gjitha vendet moderne, edhe në Shqipëri është dhënë mundësia për të marrë një pension të shtuar privat. Kjo do të thotë se tani ekziston mundësia që të prenotosh një pension të shtuar, duke vënë mënjanë, pak nga pak, një pjesë të kursimeve të tua, për të përfituar një të ardhur të rregullt kur të arrish moshën e pensionit.

Por si funksionon kjo?         

Ai që punon, normalisht, derdh sigurimet shoqërore dhe, në përfundim të viteve të punës, do të marrë pensionin çdo muaj nga shteti. Këto pagesa janë mënyra “kursimi”, që mund t’i quajmë të detyruara. Përveç këtyre, kushdo mund të vendosë tëk ursejë më shumë për periudhën kur nuk do të punojë më. Në një rast të tillë, je i lirë të investosh në çfarëdo instrumenti financiar, apo t’i mbash paratë “nën dyshek”. Po ta përjashtojmë këtë hipotezë ekstreme, që nuk do të jepte mundësinë as për të ruajtur fuqinë blerëse të kursimeve, pasi ato kursime do të konsumoheshin vit pas viti nga inflacioni vjetor, mund të bësh zgjedhjen që të derdhësh një pjesë të kursimeve të tua në fonde pensionesh.

Kush vendos të hyjë në një fond pensionesh duhet të derdhë në mënyrë periodike në këtë fond një shumë parash, që është e paravendosur. Fondet e pensioneve investojnë kapitalet e grumbulluara nga pjesëmarrësit në instrumenta të tjerë financiarë, të tilla si aksione, obligacione, e të tjera. Kur ta lesh punën për të dalë në pension, ajo çka është maturuar nga fondi do të të kthehet në një të ardhur mujore, e cila është pikërisht pensioni i shtuar, që mund t’u transferohet edhe trashëgimtarëve.      

Çfarë avantazhesh konkrete ka?

Në tregun shqiptar ka mundësi të ndryshme të pensioneve të shtuara, por një zgjidhje e përshtatshme për shumë qytetarë është ajo e propozuar nga Fondi i Pensioneve Vullnetare “Credins Pension”.

Avantazhet që ofron ky Fond janë:
• Risk i ulët investimi, duke qenë se asetet e fondit investohen kryesisht në bono thesari dhe obligacione të emetuara nga Republika e Shqipërisë;
• Të ardhura më të larta në krahasim me mundësi të tjera investimi;
• Menaxhim profesional i fondit nga një ekip ekspertësh;
• Fondi është i trashëgueshëm dhe i transferueshëm dhe i përjashtuar nga tatimi;
• Shuma minimale e kontributit mujor: 1.000 lekë

Një avantazh tjetër është që, duke u bërë anëtar i Fondit të Pensioneve Vullnetare “Credins Pension”, automatikisht merr gratis Sigurim Jete dhe ndaj Aksidenteve nga SiCRED dhe zbritje deri në 60% në rrjetin mjekësor të SiCred-it.

Pra, të bësh pjesë në një fond për pension të shtuar nuk ofron garanci vetëm për vitet e ardhshme, kur të dalim në pension, por ndihmon edhe sot, për të përballuar menjëherë shpenzimet mjekësore në rast nevoje.   

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun