Nga akuzat për trafik heroine te transporti i naftës ruse: Kush është pronari i medias greke që prodhoi lajmin e rremë kundër gjyqtares Irena Gjoka?

Nga akuzat për trafik heroine te transporti i naftës ruse: Kush është pronari i medias greke që prodhoi lajmin e rremë kundër gjyqtares Irena Gjoka?

Mediat pranë opozitës u ekzaltuan para dy ditësh kur një gazetë greke e quajtur “Ta Nea” publikoi një lajm ku shkruante se gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka, në vitin 2002 është deportuar nga Greqia dhe i është ndaluar hyrja në këtë shtet për 12 vjet, pasi sipas gazetës kishte falsifikuar dokumentet.

Ky lajm i cili u fabrikua një ditë para vendimit ndaj Fredi Belerit ndoshta për të shantazhuar GJKKO, u rrëzua nga policia greke e cila pas verifikimeve të të gjithë regjistrave manual të kohës dhe sistemit të tyre kufitar, u shpreh se Irena Gjoka (u kontrolluan edhe mbiemrat e tjerë të saj) nuk ka asnjë shkelje në këtë shtet dhe asnjë masë ndaj saj në asnjë kohë.

Ky ishte lajmi dhe kundërlajmi i datave 4 dhe 5 Mars, por ajo që ra në sy tek lajmi i parë ishte entuziasmi i mediave të opozitës dhe eksponentëve të saj ishte trajtimi i medias “Ta Nea” si në media shumë prestigjoze.

Por si është e vërteta e kësaj medie dhe çfarë shkruajnë mediat në artikujt e saj për financimin dhe pronarët e “Ta Nea”?

Pronari i kësaj medie është manjati grek Vangelis Marinakis që operon në fushën e medias, sportit dhe transportit detar ku me këtë të fundit ka ndërtuar fillimisht fuqinë e tij. Ai e bleu këtë media (“Ta Nea”) pasi ajo kishte falimentuar.

Por jo vetëm kaq. Marinakis është një emër i njohur në opinionin publik grek për akuzat që kanë rënduar e rëndojnë mbi të për lidhjet me krimin e organizuar, trafikun e heroinës dhe vënien në dizpozicion të anijeve të tij për transportin ilegal të naftës ruse.

Mediat e huaja dhe ato greke, kanë bërë disa investigime që flasin për të gjitha këto akuza, për akuzat ndaj tij për lidhjet e tij me grupet kriminale dhe akuza se transporton naftën ruse drejt Indisë dhe gjatë rrugës ka dyshime se në ujëra ndërkombëtare rishpërndahet ilegalisht në anije të tjera duke i ripagëzuar si me origjinë tjetër.

Më poshtë po u sjellim lajmet dhe investigimet e mediave të huaja të cilat tregojnë qartë rolin e pronarit të medias që sulmoi më një lajm të rremë gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjoka.

Megjithatë, opozita në Tiranë mirëkuptohet që përdor çdo lloj lajmi dhe trajton si prestigjoze çdo media që sulmon drejtësinë e re në Shqipëri.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vili: 06/03/2024 18:41

    Ndyresirat e Greqise.

    Përgjigju
  • Linda: 06/03/2024 18:13

    Marinaki mbeshtet dhe kryetarin e bashkis se Pireut lagjes ku ndodhet dhe nje nga portet detare me te medhaja te Greqis!Sulmi aq i papritur per Gjyqtaren perpara gjyqit te Bejlerit nuk duhet te ishte aq i "rastesishem" nga kjo gazet!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Juventus rigjen shkëlqimin, Koopmeiners dhe Gonzales supergola! Sonte dy sfida për 1/8 e Kupës (VIDEO)

Juventus rigjen shkëlqimin, Koopmeiners dhe Gonzales supergola! Sonte dy sfida për 1/8 e Kupës (VIDEO)