Nga alergjia, stresi, ‘s’duroj dot qelinë’ tek shpërthimi i lotëve, pretendimet e të arrestuarve VIP nga SPAK-u për të dalë nga burgu, si u ‘sëmurën’ zyrtarët sapo hynë në qeli

Nga alergjia, stresi, ‘s’duroj dot qelinë’ tek shpërthimi i lotëve, pretendimet e të arrestuarve VIP nga SPAK-u për të dalë nga burgu, si u ‘sëmurën’ zyrtarët sapo hynë në qeli

Të akuzuarit 'VIP' nga SPAK

Që në shkurt të këtij viti, SPAK ka nisur goditjen e zyrtarëve të nivelit të mesëm dhe të lartë, të përfshirë në praktika korruptive, duke lëkundur për herë të parë ‘kështjellën e pandëshkueshmërisë’ në Shqipëri, shembja e të cilës është edhe kushti kryesor për avancimin e vendit në rrugën e integrimit. Nëse më parë, kryetarë bashkish, deputetë dhe drejtorë të fuqishëm, linin qelitë vetëm disa ditë pas arrestimit, duke marrë më pas njëri pas tjetrit pafajësinë nga gjyqtarë pa Veting, tashmë kësaj ‘tradite’ duket se i ka ardhur fundi. Shumica e të arrestuarve me kërkesë të SPAK vijojnë të presin në burg përballjen me Gjykatën Speciale për dosjet e tyre. Megjithatë, njerëzit e drejtësisë, ish-kryebashkiakët dhe ish-drejtorët e arrestuar nga operacionet e SPAK-ut ka paraqitur në gjykatë pretendime nga më të larmishmet, për të mbështetur kërkesat e tyre për të dalë nga burgu.

Të arrestuarit ankohen se mbyllja në qeli i ka stresuar, se janë alergjikë, kanë probleme me tëmthin, apendicitin, diabetin, zemrën, tension etj., se kanë lënë të afërmit vetëm, se kanë kredi për të shlyer, se kanë gëzime familjare etj. Nuk kanë munguar edhe rastet e shpërthimit në të qara para gjykatës. Ish kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, i arrestuar dy javë më parë për shpërdorim detyre, kërkon të lërë qelinë, duke pretenduar se është alergjik ndaj ushqimeve dhe se sipas mjekut nuk duhet të qëndrojë në ambiente të mbyllura. Në kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë Tushe thotë gjithashtu se vuan nga zemra, diabeti, gurët në tëmth, ka kolesterolin e lartë etj. Gjykata, megjithatë, ka refuzuar kërkesën.

Ish-drejtoresha e Prokurimeve Publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari, e arrestuar bashkë me 8 zyrtarë të tjerë për tenderin abuziv për uniformat e policisë me vlerë 27 milionë USD, ka paraqitur përmes avokatit të saj një sërë pretendimesh për të dalë nga qelia. “Ka mamanë e sëmurë me sëmundje të zemrës, diabet dhe me tension. Edlira Naqellari jeton me motrën që është kryetare gjykate, sapo ka lindur dhe ka nevojë për ndihmë. E hetuara sapo i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Ka probleme me tëmthin, apendicitin, ndaj edhe qëndrimi i mëtejshëm në paraburgim do të rrezikonte shëndetin e saj”, ka pohuar përfaqësuesi i tij në gjykatë.

Naqellari ka pohuar se vendimi për arrestimin e saj e ka rënduar edhe nga ana psikologjike. “...me vendimin tuaj për arrestin me burg, nuk ka shqetësuar vetëm mua, nuk ka cenuar vetëm shëndetin apo gjendjen time psikologjike, por edhe atë të familjes time”, ka pohuar ish-drejtoresha.  Ndërkaq, Klevis Hasani, pjesë e grupit të arrestuar për tenderin e uniformave, ka kërkuar që ta lironin pasi ka marrë një kredi dhe se ishte bërë me djalë. Ndërsa anëtarja e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ani Omuri, ka pohuar se ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale dhe se arresti me burg i ka sjellë ngarkesë fizike dhe psikologjike.

Ish-gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha, e arrestuar që në shkurt të këtij viti për lirimin nga burgu të varësve në këmbim të parave, ka paraqitu 7 kërkesa deri më sot për të lënë qelinë. Enkelejda Hoxha ka kërkuar për herë të shtatë të lirohet me argumentin se nuk ka se kush të përkujdeset për fëmijët e saj të mitur dhe se vajza e vogël, pas arrestimit të saj, ka rezultuar se ka probleme të theksuara psikologjike. Megjithatë, gjykata nuk ka pranuar të ndryshojë masën e sigurisë.

Edhe kryeprokurori i Kukësit, Edmond Karriqi, tre javë pas arrestimit për korrupsion, ka kërkuar të dalë nga qelia me pretendimin se nuk paraqet rrezikshmëri dhe se nuk dëmton provat. Kërkesa e tij është rrëzuar nga Gjykata Speciale. Ndërkaq, Prokurori i Sarandës Sali Hasa, i arrestuar nga SPAK për korrupsion, kur doli para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, shpërtheu në të qara. Megjithatë, lotët e derdhur para gjykatës nuk e shpëtuan nga masa ‘arrest me burg’.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nuk Ka Rrugë Tjetër!: 23/07/2021 11:59

    PO për këta DUHET "DËNIM ME VDEKJE"! Me rrjepje të gjallë ose me djegje në turrën e druve apo me varje në litar. Dënimi më i lehtë për ta është pushkatimi. Këtë DUHET që ta kërkojë i gjithë populli. Të vendoset Ligji i "DËNIMIT ME VDEKJE", në Parlament, për të gjithë ata që vjedhin e shpërdorojnë detyrën, edhe për gjënë më të vogël. PA PËRJASHTIM! TË GJITHË! Të Bëhet me Referendum Në popull! Nuk ka rrugë tjetër. Vetëm frika dhe terrori, do të mund ta ulin krimin dhe ta drejtojë mëndjen e sëmure të dykëmbëshave dhe deshirën e tyre të lindur për të vjedhur e grabitur e për të korruptuar e për tu korruptuar, në një formë të pranueshme për një shoqëri normale. NUK KA RRUGË TJETËR!

    Përgjigju
  • Iris: 23/07/2021 01:00

    Keni harruar te shtoni ne liste Klement Balilin,Eskobarin e Ballkanit.Ju vete thate para ca kohesh,qe e kaluan ne burgim me te lehte se pretendonte qe iu keqesua gjendja shendetesore,sepse nuk takonte doktor e te aferm.

    Përgjigju
  • Hasan Pprdhs: 22/07/2021 21:27

    Si spjegohet sapo arrestohen keta na dalkan me diabet hipertension apo edhe semundje te tjera. Sikur ti lironi dhe ti coni ne postet qe kane patur shikoni kur te sherohen.

    Përgjigju
  • Diti: 22/07/2021 21:11

    Bobo Sa injorant! Prandaj Po I mbajne qe te te bejne qejfin ty! Po keta te spak dhe gjp jane super te korruptuar

    Përgjigju
  • Toni: 22/07/2021 20:33

    O po kto ishalla po i denojn ne maksimum se kto spaskan qen as te aft per pun me gjith kto smundje qe paskan pas po robt atyre gjyqtarve qe kan me i liru kto b…q..a

    Përgjigju
  • XXX: 22/07/2021 20:24

    Jan mesuar te vjedhin e jetojne si bossa kto vemjet. Jo burg po tu shkerdhehen rropt ne izolim të plot ti lënë.

    Përgjigju
  • Labo: 22/07/2021 19:29

    KY nuk eshte spak por gestapo

    Përgjigju
    • Labo: 22/07/2021 22:49

      O shaqo ziu shih rrugen se gremisesh .,...?

    • Shaqo: 22/07/2021 20:31

      Labo, si duket po te vjen verdalle SPAK-u. Po ke bere krime, tek dera e ke, mos u merzit.

  • Miredite: 22/07/2021 19:14

    Po me vjedh e me barferu popullin kan site kto maskarenj e maskaresha , djersa e huaj eshte e demshme . Pranaj thojne se ka zot , dhe vjen nje dite. As nji minut te mos ju falet.Sa njez vuajne ne burgje ne shqiperi edhe padrejtesisht per fajet e juaja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë

Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë