Nga ankthi te çrregullimi i gjumit, ja arsyet përse zgjoheni të lodhur në mëngjes

Nga ankthi te çrregullimi i gjumit, ja arsyet përse zgjoheni të lodhur në mëngjes

Foto ilustruese

Shpeshherë mund të na ketë ndodhur që të ndihemi të lodhur dhe pa energji sapo jemi zgjuar në mëngjes.

Por, pse ndodh kjo? Më poshtë janë të listuara disa nga arsyet.

Lodhje
Ka shumë faktorë që shkaktojnë lodhje, po ndër to mund të përfshijnë gjendje kronike të dhimbjes, gjendje metabolike ose tiroide, anemi dhe sëmundje kronike obstruktive pulmonare.

Sipas hulumtimeve të kryera të rriturit kanë nevojë për shtatë deri në nëntë orë gjumë gjatë natës, kështu që mund t’ju duhen më shumë se tetë orë gjumë për t’u ndjerë me energji.

Ankthi ose depresioni
Të kesh ankth ose depresion mund të ndikojnë negativisht në kohën e nevojshme për të fjetur, si dhe sa herë zgjoheni gjatë natës. Po ashtu medikamentet e përdorura për të trajtuar depresionin ose ankthin mund të kenë efekte anësore si pagjumësia.

Gjumi i paqëndrueshëm
Ndonjëherë oraret tona ndryshojnë gjatë ditëve të javës kundrejt fundjavave. Oraret gjithashtu mund të luhaten për njerëzit me punë me turne.

Mjedisi ose rutina e keqe e gjumit
Të kesh higjienë të mirë të gjumit përfshin mbajtjen e dhomës së gjumit të errët, të qetë dhe të ftohtë gjatë natës. Shmangni konsumimin e pijeve me kafeinë më pak se gjashtë orë para gjumit dhe kufizoni konsumin e alkoolit dhe ushqimeve të rënda ose pikante të paktën dy orë para gjumit. Alkooli mund të parandalojë fazat më të thella të gjumit dhe ushqime të tilla mund të shkaktojnë probleme me tretjen.

Çrregullime të gjumit
Çrregullimet e gjumit janë një tjetër faktor që mund të ulë cilësinë e gjumit. Dikush me apnea gjumi mund të zgjohet disa herë gjatë gjithë natës.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Uzuni përshëndet me postim fansat e ekipit të ri Austin në spanjisht: Shihemi së shpejti në stadium!

VIDEO-LAJM/ Uzuni përshëndet me postim fansat e ekipit të ri Austin në spanjisht: Shihemi së shpejti në stadium!