TIRANË- Në nisje të këtij viti kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim të veçantë me një grup pensionistësh, personazhe të njohur në fushën kulturore, sportive e shkencore të vendit.
Në një postim të shoqëruar me fotogaleri, kreu i qeverisë shkruan se borxhi ndaj këtyre kontribuesve të vecantë do të jetë gjithnjë i pashlyeshëm.
“Një mbrëmje e veçantë me një grup pensionistësh të veçantë, kontribues të veçantë në jetën kulturore, sportive e shkencore të vendit, ndaj të cilëve borxhi i veçantë do të jetë gjithnjë i pashlyeshëm”, shkruan Rama.
Pritja është bërë nga bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama ndërsa nuk kanë munguar as ministret Elva Margariti, Elisa Spiropali dhe Evis Kushi. Në darkën e shtruar nga Rama shihen aktorët Ndriçim Xhepa, Viktor Zhusti, këngëtarja Myfarete Lazaj si dhe gruaja e shkrimtarit Ismail Kadare, Helena. Një moment interesant është kur njëri prej tyre e ka puthur Ramën në ballë.
Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje paketën e re mbështetëse për pensionistët, të cilët do të mund ta tërheqin pagesën në sportelet e postës ku marrin pensionet.
-
more akoma me diferencime my njeri.. me parate e tij ne surrel le te qerase ke te doje por boll me injorimin e prinderve te te gjithe shqiptareve qe te gjithe Kane kontribuar per kete vend ne ate pune qe Kane qene
Përgjigju-
Pse jo. Jo me kot luftuam dhe ndertuam Tiranen komuniste! Qe ta gezojme vete. Ata shqiptaret e tjere, si puna jote, ose neneshtrohuni ose hidhuni tutje detit. Na shake shokun Rama ti. Yyy edepsez
-
-
njeri i thjesht qe i takon te gjithe
Përgjigju -
Respekt per te gjithe keto persona te cilet kane punuar me ndershemeri e dinjitet
Përgjigju -
Respekte per tere keto artiste qe dhane kontributin e tyre ne vend
Përgjigju -
Shume mire beni kryeminister qe i vleresoni keto artiste
Përgjigju -
Realisht, je i paarritshem. Ndjenjat e larta njerzore, jane brenda shpirtit, jane brenda qenies fizike, nuk mund te jene artificiale, te improvizohen.
Përgjigju











Komente
Komento