A mund të ndihmojnë bakteret sintetike në parandalimin ose trajtimin e sëmundjeve infektive të frymëmarrjes si Covid-19?
Shkencëtarët europianë në Qendrën Rregulluese të Gjenomës në Barcelonë kanë studiuar për vite me radhë vaksinat sintetike, të cilat tani mund të ndihmojnë në frenimin e koronavirusit.
Bakteret sintetike kundër sëmundjeve të frymëmarrjes
Shkencëtarët e Barcelonës e studiuan, së pari te kafshët dhe më pas te njerëzit, një lloj bakterie të quajtur mikoplazma me qëllim që të zhvillojnë vaksina inteligjente kundër sëmundjeve të frymëmarrjes. Bakteret sintetike janë zhvilluar falë metodave të fundit të biologjisë. Shkencëtarët që marrin pjesë në këtë projekt kërkimor evropian pohojnë se e njëjta metodë mund të zbatohet për të zhvilluar një vaksinë Covid-19, duke përdorur proteina koronavirus si antigjene.
"Një strategji - shpjegon bioteknologun María Lluch-Senar - është që të përdorim këto proteina virale si vaksina, ato që ne i quajmë 'vaksina rekombinante", të trajnojmë sistemin tonë imunitar për të prodhuar antitrupa, në mënyrë që kur të arrijë koronavirusi, ata mund ta bllokojnë atë dhe ta eleminojnë. Por prodhimi i këtyre proteinave është një proces shumë i kushtueshëm dhe kërkon shumë kohë. Dhe nganjëherë nuk duhet të merreni vetëm me një proteinë të virusit, por me disa. Kështu që nuk është e lehtë."
Një aleat i pa dyshuar: majaja
Shndërrimi i baktereve në aleatë të sistemit imunitar kërkon para së gjithash fshehjen e tyre brenda trupit të njeriut ose të kafshëve. Kjo bëhet në thelb duke ndryshuar gjenomin e baktereve. Për ta bërë këtë, një ekip shkencëtarësh në Bordo, në Francë përdorën maja. Mikrobiologu Yonathan Arfi thotë se duke përdorur majanë mund të heqim gjenet dhe vendosi atë që duam të ruajmë. Në thelb majaja ndërton një gjenom të ri për ne, të cilin ne e quajmë gjenom sintetik, dhe i cili në thelb përmban vetëm pjesët e mira që duam për vaksinën tonë.
Sa për Covid-19, shkencëtarët mendojnë se njohuri e tyre në biologjinë sintetike mund të prodhojë rezultate të rëndësishme në 18 muaj.