Nga çoban në një yll futbolli, historia e pazakontë e Luka Modriç/ VIDEO

Nga çoban në një yll futbolli, historia e pazakontë e Luka Modriç/ VIDEO

Luka Modriç, futbollist

Kroatët po bëjnë histori në Botëror pasi kanë arritur të prekin finale e madhe. Mediat kanë bërë kërkime për të shkuarën e yjeve të ekipit për të mësuar sa më shumë për jetën e tyre. Njëri nga lojtarët kyç të Kroacsë është Luka Modriç, një nga futbollistët pretendent për ‘Topin e Artë’.

Kohë më parë, është shfaqur një video ku Luka 5-vjeçar është kapur duke ruajtur dhitë mbi Velebit, pranë Zadarit, prej nga është dhe vendlindja e tij. Materiali është bërë Paul Balenoviç 28 vjet më parë, ndërsa ka dashur të realizojë një dokumentar mbi ujqërit. Pra është krejt një koinçidencë.

Luka Modriç 5 vjeç, shfaqet për disa sekonda pas minutës së dytë të regjistrimit.Balenoviç dhe autori i kësaj videoje rrëfeu si shkoi deri te fokusimi i një çobani që më pas u bë i famshëm:“Që nga fëmijëria unë magjepsesha nga natyra dhe kafshët. Ndër to dhe ujqrit. Ndaj dhe nisa të udhëtoj për t’i studiuar ato nëpërmjet filmimeve”-tha ai.

Dhe në rruëgëtimin e tij nëpër fshatra, ai ka njohur dhe familjen Modriç.

Ata ishin njerëz të mirë. I vizitoja sa herë që shkoja për të filmuar kafshë të egra, natyrën dhe jetën në male. Kështu që një ditë regjistrova dhe fëmijën e tyre, Lukën, që ruante një kope dhish. Menjëherë pas vitit 1990,lufta shkatërroi shtëpinë e tyre. Gjithçka ndryshoi papritur dhe nuk i pashë më. Ata u larguan si shumë njerëz nga ajo zonë. Dhe vetëm pak vite më parë jam njoftuar mbi atë djalë të vogël që ishte bërë futbollist i njohur, Luka Modric.

Paul Balenoviç

(Foto e shkëputur nga videoja)

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 14/07/2018 18:19

    Mos ua hapni sytë çobenëve vllehë se pastaj nuk ka kush i ruan delet. Hahahahaha !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!