Nazmi Shahini, i njohur edhe me mbiemrin Drazhi, është vetëdorëzuar në polici, pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge.
Arrestimi i tij u bë në zbatim të masës së sigurisë “arrest në burg”, të caktuar në mungesë nga Gjykata e Posaçme.
Sipas SPAK, grupi ku bënte pjesë Shahini ka vepruar gjatë viteve 2020-2021 dhe dyshohet se ka trafikuar në total rreth 8.1 ton drogë, mes tyre kokainë dhe kanabis.
Sipas hetimeve, lënda narkotike transportohej nga Brazili, Ekuadori, Kolumbia, Spanja dhe Maroku drejt Italisë, Belgjikës, Holandës, Spanjës dhe vendeve të tjera evropiane.
Komente










