Nga Çiljeta, Elvana e deri tek Marina, njihuni me 7 të dashurat e famshme të Getoar Selimit (Foto)

Nga Çiljeta, Elvana e deri tek Marina, njihuni me 7 të dashurat e famshme të Getoar Selimit (Foto)

Reperi Getoar Selimi me bashkëshorten Marina Vjollca dhe ish-partneret e tij

Kur je i famshëm, kur bën bujë në rrjetet sociale normalisht do jesh akoma më tërheqës në sytë e shumë femrave. Mirëpo në kohën kur rrjetet sociale si Instagrami nuk ekzistonin, fama është pak më e vështirë. Por kjo gjë nuk e ka penguar reperin shqiptar t’u rrëmbejë zemrën shumë bukurosheve shqiptare.

Getoar Selimi me origjinë nga Kosova është një nga personat që ka pasur shume lidhje të publikuara me disa nga këngëtaret dhe moderatoret e famshme shqiptare.

Çiljeta Xhilaga

Këngëtarja shqiptare Çiljeta Xhilaga dhe reperi Getoar Selimi

Dyshja shfaqej shumë shpesh së bashku në vitet 2004-2006, kur sollën edhe bashkëpunimin “Dridhe”. Të gjithë I mbajnë mend fjalët e kësaj kënge që bëri goxha bujë në ato vite.

Hana Shehu

Reperi Getoar Selimi dhe ish-partnerja e tij Hana Shehu

Hana Shehu mbahet mend si një nga lidhjet më afatgjata të reperit. Ata u njohën në vitin 2007 dhe qëndruan së bashku për rreth tre vite.

Elvana Gjata

Reperi Getoar Selimi dhe këngëtarja shqiptare Elvana Gjata

Edhe me Elvanën Getoarin e lidhi muzika. Ata sollën dy këngë së bashku “Mamës” dhe “Të dy”. Për shumë muaj dyshja u panë të shoqëroheshin së bashku e ndërsa në ditët e sotme nuk ruajnë më asnjë raport.

Florentina Islami

Reperi Getoar Selimi dhe ish-partnerja e tij Florentina Islami

Florentina Islami njihet për lidhjen e saj serioze me reperin e njohur Getoar. Ata qëndruan së bashku për shtatë muaj, por përfliteshion për martesë, pasi vetë reperi shprehej për të duke e konsideruar “gruaja ime”.

Nora Istrefi

Këngëtarja shqiptare Nora Istrefi dhe Reperi Getoar Selimi 

Gjithmonë janë përfolur për një lidhje sentimentale mes tyre! Asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar asgjë por shkëputja e raporteve mes tyre i shton akoma më shumë dyshimet. Dyshja sollën edhe një bashkëpunim me titull “Nuk dua”.

LIberta Spahiu

Moderatorja Liberta Spahiu dhe reperi Getoar Selimi 

Edhe moderatorja e njohur kosovare përflitet se ka qenë dikur në krahët e reperit. Në vitin 2013 dyshja u pa së bashku e ndërsa asnjëri prej tyre nuk konfirmoi asgjë.

Marina Vjollca

Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi në altar

Marina është një nga moderatoret më të njohura shqiptare. Ajo u njoh me reperin para dy vitesh dhe vetëm shtatorin e kaluar dyshja kurorëzoi dashurinë e tyre më martesë. Ishte Marina ajo që ja rrëmbeu përfundimisht zemrën Getit!

2/7
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës