Nga çmimet e stolisura te dollitë me shampanjë, kush e meriton letërsinë? (VIDEO)

Sofra e librit shqip është shtruar, e shkrimtarët presin me ankth që "maratona" e 650 veprave shqiptare të nxjerrë më të mirët e krijimtarisë letrare për 2018-ën. Mbrëmja e Çmimeve Kombëtare Letrare, këtë fund janari, nuk është e ngjashme me të tjerat, nuk e bën më të pasur letërsia, por një dekor e shërbim luksi, që më shumë se sa i shton, duket se i lë diçka mangët letërsisë sonë, që pëshpërit "Ndihmë!"

Emrat, në kategori të caktuara, lënë pak vend dilemës për fituesin, edhe pse në të tjera gara bëhet e fortë.

Fituesi i romanit më të mirë për vitin 2018, Enkel Demi (Tom Kuka), me veprën “Gurët e vetmisë” përballë kandidatëve Viron Graçi me “Pëllumbat i vrasin natën” dhe Andreas Dushi me “Marrja e gjakut”, tregoi gjatë mbrëmjes përsiatjet e tij shpirtërore, të reflektuara në krijimtarinë letrare.

“Më thonë: “Pse shkruan ti?”... Unë shkruaja, sepse babës që më mësoi të lexoja libra, dëshiroja t’i rrija përballë nga ana tjetër, nga soji i shkrimtarit. Ai lexoi gjithë copat e letrave që i dhashë, përherë buzëqeshi, por pastaj vdiq. Nuk më tha kurrë një fjalë zhgënjyese, prandaj unë vazhdova të shkruaja për një lexues të vdekur. Kjo ndoshta ma ka bërë udhën e shkrimit në vetmi shumë të gjatë, por dikur më lodhi. Rrëfimet e mia kishin nevojë për të gjallë”, shprehet ndër të tjera Enkel Demi.

Ismail Kadare si kandidat për  “Eseistiken” me veprën "Kur sunduesit grinden" ka brenda dhe fituesin për këtë kategori.

Ndërsa, më i vështirë duket rasti i Flutura Açkës përballë poetit martir Havzi Nelës. Me "Roja i dritës", Açka shënon një ngjarje për poezinë tonë, e nga ana tjetër ndihet nevoja që jehona e një tjetër vuajtje, asaj të shkaktuar nga shqiptari kundrejt shqiptarit të dëgjohet edhe përmes vargjeve melankoli të poetit.

Juria e kryesuar nga studiuesja Alda Bardhyli edhe e përbërë nga anëtarët Brikena Çabej, Dhurata Shehri, Visar Zhiti dhe Riza Braholli. përzgjodhi gjashtë fitues mes 650 veprave shqiptare, edhe 700 veprave të përkthyer fituesit për vitin 2018. Ndërsa, vlera monetare me të cilën është vlerësuar secili fitues është 300 mijë lekë.

Lista e plotë e kandidatëve edhe fituesit e përzgjedhur

Romani më i mirë për vitin 218

Tom Kuka –Gurët e vetmisë (Fitues)

Andreas Dushi-Marrja e gjakut

Virion Graçi – Pëllumbat i vrasin natën

Tregimi më i mirë për vitin 2018

Roland Gjoza –Për vajzat nga Parisi (Fitues)

Daut Gumeni-Qershia e egër

Faruk Myrtaj- Këpucë për gjyqin e fundit

Vëllimi më i mirë poetik për vitin 2018

Havzi Nela–Vepra poetike e plotë (fitues)

Sabri Hamiti –Kukuta e Sokratit

Flutura Açka-Roja i dritës

Vepra Eseistike për vitin 2018

Ismail Kadare-Kur sunduesit grinden (fitues)

Mateo Mandala- Jeronim De Rada : portret artisti në rini

Arjan Leka- Në kërkim të këmishës së humbur

Letërsia për Fëmijë për vitin 2018

Mimoza Hafizi –Pika trëndafil (Fitues)

Skënder Hasko –S’ka si shoku im

Shkëlzen Zalli –Gjergji takon Skënderbeun

Vepra më e mirë e përkthyer për vitin 2018

Erion Karabolli- Sábato, Ernesto : Abadoni, engjëlli i skëterrës

Agron Tufa-Paul Celan, Flokëboret e zeza

Luan Topçiu -Linda Maria Baros – “Shtëpia me brisqe rroje” (Fitues)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar