Bota e futbollit solidarizohet për fatkeqësinë në Shqipëri

Bota e futbollit solidarizohet për fatkeqësinë në Shqipëri

Tërmetet që goditën Shqipërinë orët e para të mëngjesit të sotëm sollën dhjetëra viktima e qindra të plagosur, mes tyre fëmijë, të rritur e të moshuar.

Sikur të mos mjaftonte kjo shumë prej familjarëve që i kanë mbijetuar tërmetit do të qëndrojnë në hotele, cadra  apo tek të afërmit e tyre me shpresën që situata do t'i kthehet normalitetit.

Kjo fatkeqësi solli reagimin në shenjë solidarizimi të shumë figurave të njohura të sportit në përgjithësi, por të futbollit në veçanti, duke filluar nga kreu i UEFA-s Aleksandër Ceferin, i cili nëpërmjet presidentit të FSHF-së Armando Duka, ka shprehur gadishmërinë për të ndihmuar vendin tonë.

Miqtë e FSHF dhe Shqipërisë solidarizohen me ne, në këtë ditë të vështirë! Mora telefonata, mesazhe dhe propozime për ndihmë konkrete nga Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, Zv/Presidenti Sándor Csányi, Presidenti i Federatës Italiane Gabriele Gravina, trajnerët De Biasi, Panucci, Reja e shumë miq të tjerë.

Biseda vëllazërore lidhur me situatën e krijuar nga tërmeti pata edhe me homologët e mi, Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi dhe Presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, të cilët shprehën solidaritetin dhe mbështetjen e tyre. Mirënjohje!”, është shprehur Duka.

Postimi i Dukës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:13
Futbollistët Xhaka e Shaqiri solidarizohen me tërmetet e ndodhura në Shqipëri

1574783661_TERMET1.jpg

Futbollistët me origjinë shqiptare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë shprehur solidarizimin e tyre në lidhje me tërmetet e ndodhura në Shqipëri mëngjesin e sotëm.

Ata kanë postuar në rrjetet e tyre sociale me miliona ndjekësa që të gjithë njerëzit të luten për vendin tonë.

Tërmeti shkaktoi dhjetëra të vdekur e qindar të plagosur në Tiranë, Durrës e Lezhë.

Në këtë moment të gjithë shqiptarët duhet të shfaqin anën e tyre më njerëzore dhe të ndihmojnë personat e prekur nga kjo fatkeqësi.

Postimi i Xhakës

Postimi i Shaqirit
Ora 18:38
Sportistët e Vllaznisë dhurojnë gjak për të lënduarit nga tërmeti

1574771182_durr.jpg

Sportistët e klubit “Vllaznia” kanë ndërmarrë një nismë vullnetare për dhurimin e gjakut për të lënduarit nga tërmeti.

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve të sensibilizohen për të plagosurit nga kjo tragjedi që ka përfshirë popullin shqiptar.

Ky gjest human do t’u vijë në ndihm ëtë gjithë të plagosurve që u janë drejtuar qendrave shëndetësore për të marrë mdihëmn e shpejtë.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm Shqipëria është prekur nga tërmete të shumtë me pasojë vdekjen e dhjetëra qytetarëve

Tërmeti është ndjerë në të gjithë vendin, por qytetet më të prekura nga kjo ngjarje janë Tirana, Durrësi dhe Lezha.

Foto nga dhuruesi i Vllaznisë
Ora 18:29
'Ngushëllime për ata që kanë humbur të dashurit', Gianni de Biasi shpreh mbështetjen e tij për pasojat e tërmeteve në Shqipëri

1574773930_lala.jpg

Ish-trajneri i skuadrës kombëtare, Gianni de Biasi ka shprehur solidarizimin për tërmetet e ndodhura në Shqipëri mëngjesin e ditës së sotme.

Me gjithë zemrën time shpreh afërsinë, dhimbjen time, për viktimat dhe për të gjithë popullsinë e goditur nga tërmeti në Shqipëri”, është shprehur ai në profilin e tij në Facebook.

Ai shpreson që situata të kthehet në normalitet dhe se ka një ndihmë thelbësore për njerëzit që kanë humbur shtëpinë e tyre.

“Ngushëllime për ata që kanë humbur të dashurit në këtë përvojë të dhimbshme. Guxim dhe shumë forcë reagimi. Forconi Shqipërinë!”, ka shkruar De Biasi.

Skuadra shqiptare e futbollit korri shumë suksese nën drejtimin e trajnerit Gianni de Biasi.

Ai u kthye në një figurë pozitive jo vetëm për futbollistët e tifozët, por për të gjithë shqiptarët me karakteristikat që zotëronte.

Postimi i De Biasit
Ora 18:23
'Qëndroni të fortë!', skuadra e Milanit mesazh sensibilizues për tërmetet në Shqipëri

1574772725_polici.jpg

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë, kanë ardhur reagime jo vetëm nga shtete të huaja që kanë sjellë forcat speciale në vendin tonë, por edhe nga klubi sportiv i Milanit.

Kjo ngjarje e rëndë për shqiptarët ka prekur edhe zemrat e lojtarëve të Milanit, të cilët kanë shkruar: “Në këto momente tragjike, mbështetja jonë është për vëllezërit dhe motrat shqiptare që u goditën nga tërmeti katastrofik. Qëndroni të fortë!”

Kujtojmë që në orën 03:35 të mëngjesit të sotëm vendi ynë u godit nga një tërmet i fuqishëm 6.4 ballë me intensitet të ndjeshmërisë 8 ballë, që zgjati deri në 30 sekonda.

Deri më tani raportohen 20 të vdekur në Thumanë, Durrës dhe Lezhë dhe janë rreth 600 të lënduar që kanë marrë trajtim në spital si pasojë e dëmtimeve nga lëkundjes e fuqishme sizmike të mëngjesit që vazhdojnë ende me goditje të njëpasnjëshme, por më të lehta.

Postimi i Milan
Ora 18:20
'Do të bëj të pamundurën për të ndihmuar popullin tim', Igli Tare shpreh mbështetje për tragjedinë që preku vendin

1574779561_c3.JPG

Mediat italiane janë solidarizuar me pasojat e tërmeteve të ndodhura ditën e sotme në vend.

Ato i janë drejtuar drejtorit sportiv të Lacios, ish-futbollistit me origjinë shqiptare Igli Tare.

“Është një tragjedi që më ka tronditur mua dhe familjen time. Një tragjedi e madhe. Duket se numri i viktimave do të rritet, por unë me gjithë zemër shpresoj që të ndodhë e kundërta. Do të bëj të pamundurën për të ndihmuar popullin tim. Do të bëj cfarë duhet për të dhënë një dorë”, ka thënë ish-kapiteni I kombëtares së Shqipërisë.

Ai ka shprehur gatishmëri për të dhënë ndihmën e nevojshme për gjithë popullin shqiptar.

Igli Tare
Ora 18:15
Ylli i Manchester United, futbollisti serb Matic solidarizohet me popullin shqiptar

1574784311_punonjes.jpg

E gjithë bota  po solidarizohet me Shqipërinë, e cila u godit me një tërmet shumë të fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në mesin e atyre ishte edhe ylli I Manchester United, futbollisti serb Nemanja Matic.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, mesfushori serb ka postuar një foto, përmes së cilës lutet për Shqipërinë.

Përveç Matic, edhe klubi I futbollit Milan është solidarizuar me Shqipërinë.

Postimi i Nemanja Matic
Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase