Nga Duka i krimit, te Gjushi i krimit, po më pas?

Nga Duka i krimit, te Gjushi i krimit, po më pas?

Ishte koha kur politika thërriste: "Duka i krimit, Klani i Zemunit!". Lufta ishte shumë e ashpër edhe atëherë. Ju kujtohet besoj? Ishim disa gazetarë të ftuar në një drekë në ambasadën amerikane. Dihet. Secili duhet të thoshte si e mendonte tensionin e madh politik në vend. Gazetari pranë PD-së po artikulonte gjithë njohuritë e tij për Dukët e Klanin e Zemunit. Më erdhi radha mua. Ndoshta me naivitet, ndoshta e painformuar, por sigurisht me sinqeritet thashë se Dukët i njihja vetëm si djemtë e zysh Vajdijes dhe të profesor Ver Dukës. Ndjeva nënqeshje "nën mustaqe" nga të ''mirëinformuarit'', por ato ishin informacionet e mia, pavarësisht parrullave të politikës.

Kanë kaluar shumë vite dhe shumë gjëra kanë ndryshuar dhe jane harruar, ashtu siç disa të tjera nuk kanë ndryshuar fare. Sërish i nxehtë Shijaku, qyteti im i lindjes. Qyteti i shkollës sime të dashur, i mësuese Bardhës, mësuese Bukrit, i shfaqjeve në Pallatin e Kulturës e i pikturave dhe bibliotekës së paimagjinueshme të Agim Fajës.

Por sigurisht, Shijaku është edhe i të tjerëve.

Këto ditë kanë dalë përgjime. Kanë dalë histori që në Shijak diheshin e përfliteshin në kohë të kohëve. Që kur nisën vilat e para të drogës së atyre shijakasve që njëri-pas tjetrit punonin në Zvicër, pastaj të shijakasve të doganave, të politikës. Vilat e tyre mbushën lagjet, qytetin, fshatrat. Ndërsa shtëpitë e njerëzve të ndershëm, edhe sot e kësaj dite janë të njëjtat, përherë me lule pemë e trëndafila, por modeste nën rënkimin e viteve.

Sot ai që para 15 viteve ishte ''Duka i krimit'' është rrjeshtuar në kraun e ish-akuzatorëve të tij duke thirrur edhe ai ''Gjushi i krimit''. Përsëri po flet politika dhe mediat përpara se të flasë i vetmi autoritet në Demokraci që ka tagrin për të çertifikuar kush është i Fajshëm dhe i Pafajshëm përmes provave: Drejtësia! Po ku është Drejtësia? Sa hileqarë ishin ata që punuan ta zhbëjnë e ta sjellin deri në këtë pikë.

Jetojmë në një vend ku për 50 vite dënuam njerëzit tanë pa gjyq, hoqëm avokatët, e ngritëm diktaturën. Kush është i interesuar sot, pas 30 vjetëve demokraci, të bëjë të njëjtën gjë: Të bëjë gjyqe publike në televizione, në ambasada  e në politikë, ku sigurisht, baltosen e hidhen akuza, por asgjë nuk çetrifikohet nga i vetmi institucion që ka të drejtën të japë Drejtësi.

Si në kohët e klanit të Zemunit, ashtu dhe në ditët tona vetëm flitet, ndërkohë minohet e sabotohet një shtyllë kaq e rëndësishme, serioze, e shtetit dhe Demokracisë, sepse fjalët i merr era dhe njerëzit ndryshojnë pozicione e preferenca, atëherë çfarë është vërtetë e rëndësishme? Të kapësh kriminelë, mafiozë e të korruptuar, Italia, SHBA-të, por edhe vende të tjera demokratike na kanë treguar se duhet punë, seriozitet e përkushitm. Duhen male me dosje dhe përgjime. Vite hetime e zgjuarsi për të kapur me të vërtetë ata që duken dhe i njohim të gjithë si kriminelë, të korruptuar. Mos harrojmë: Al Kapone ishte në Shtetet e Bashkuara një "biznesmen" ambicioz e me shumë lidhje e nderime. Nuk e arrestonin dot, pavarësisht se të gjithë e shihnin krimin dhe luksin e tij të shfrenuar. E  vunë në pranga pas shumë mundimeve jo për masakrat që kishte urdhëruar, por për evazionin tatimor, sepse edhe Drejtësisë i duhen prova përtej perceptimeve dhe lincimeve publike. 

Çfarë ka parë e dëgjuar Shijaku në gjithë këto vite? Çfarë sheh dhe dëgjon Tirana në këto vite? Mjafton të ndiqet pasuria e njerëzve të përfolur dhe Drejtësia të bëjë punën për të cilën ka lindur, ndryshe, do të kalojnë vitet dhe ne do të ndryshojmë vetëm emra personazhesh, shije personale dhe politike, por jo historinë e vendit. Tamam si bëjnë ata që me aq kollajësi kalojnë nga Duka te Gjushi e nesër, fare lehtë do të bëjnë të kundërtën.

 

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Armandi: 06/06/2019 20:38

    Respekte zonja Alba. Shpesh e kam menduar kete gje, por Agroni mendon se populli e ka memorjen e shkurter, ne fakt te tille e ka se ate duhet ta qerojne nga salla si Duka i krimit dhe klanit te Zemunit. Kaq rrufjan dhe i pa cipe paska qene, o zot. C'far s'te ben leku, te shperfytyron te ben pa dinjitet fiks si Agron Duka qe sot ben te ndershmin. O zot fali se s'dine se ç'bejne. Shkrim brilant.

    Përgjigju
  • lavdosh: 06/06/2019 18:09

    Nje ese, shkrim perfekte. Nje thirrje per ndihme, per te bere ate qe duhet: drejtesi. Rrumpallistet e shkaterruan kete vend dhe bene ate qe Nastradini thoshte: "i bie muzikes sot qe do te degjeohet neser" Kete beri Sali Berisha me kete vend: shkaterroi cdo gje deri ne ate pike sa nuk ka mundesi te rregullohet: te gjithe duke filluar nga prokuroret jane kriminele

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë