'Nga e diela priten reshje intensive dhe përmbytje', Porja: Ky janar i veçantë, jashtë parametrave klimatike

Shefja e zyrës operacionale e Meteoalb, Lajda Porja gjatë një interviste për Report Tv tha se nga e diela në mbrëmje vendi jonë dhe rajoni do të përfshihet nga reshje intensive të cilat rrezikojnë përmbytje në disa zona të vendit, si Shkodër, Lezhë, por edhe Fier e Vlorë. Janarin e këtij viti ajo e cilëson si dinamik dhe jashtë parametrave të tij klimatik në të paktën këto 12 vite që ajo studion klimën.

“Po ta vëmë re janari ka qenë teje dinamik ky i 2021. Komplet ndryshe nga këto 12 vjet që unë studioj klimën. Patëm përmbytje, pastaj ngrica. Aktualisht do kemi sërisht reshje intensive që presim sot gjatë natës. Nesër kemi një pauzë, ndërsa e diela në mbrëmje dhe e hëna në mëngjës pritet që të sjellë reshje intensive që do sjellin përmbytje. Fundi i janarit sërish do sjellë temperature të uplta. Një janar dinamik dhe jashtë parametrave të tij klimatik. Problematike pritet që të jenë zonat që kanë qenë problematike. Zonat veri dhe veri-perëndimore. Shkodra, Lezha, zonat e nën Shkodrës. Por kemi zhvillim të vranësirave dhe reshje mesatare edhe në jug. Ajo që është ndryshe me pjesën e parë të përmbytjeve, jo vetëm Shqipëria por edhe rajoni të ketë reshje intensive. Kjo do të bëje që prurjet në Shqipëri të jenë edhe më të mëdha. Edhe zonat jugore, i gjithë pellgu i Vjosës do të ketë prurje të mëdha. Pritet që ky janar për ne të fushës është për tu studiuar dhe pse jo për tu futur në histori”, tha Shefja e zyrës Operacionale e Meteoalb, Lajda Porja. 

Shakun e përmbytjeve ajo e lidh me shtimin e popullsisë, mungesën e sipërfaqeve të gjelbërta por edhe me ndryshimet klimaterike që kanë përfshirë mbarë globin.

“Në rastin e përmbytjeve janë disa faktorë. Zonat që përmbyten kanë histori. Këto zona janë mbipopulluar. Ka të bëjë mungesa e sipërfaqeve me gjelbërim, mungesa e kanalizimeve, por edhe ndryshimet klimaterike. Nuk jemi si më parë. Kemi gati prej 3 dekadash që parametrat e klimës po ndryshojnë. Ndryshimet klimatike kanë ardhur dhe si pasoje e ngrohjes globale. Është parashikuar temperaturat në fund të këtij shekulli të rriten me 5 gradë teksa reshjet të ulen me 15%. Shpërndarja e reshjeve nuk është më homogjene”, u shpreh Porja.

Gjatë këtyre ditëve Porja shprehet se e pranishme do të jetë edhe era e fortë e cila në det të hapur, do të arrijë edhe 100 km në orë. Kjo do të sjell probleme në lundrimin e anijeve, ndërsa në tokë ngrica.

“Për sa i përket vlerave termike kemi pasur rritje. Nga 2015 deri në 2020 janë 5 vitet më të nxehta. Në çdo muaj janë shënuar temperature më të larta seç duhen. I ftohti polar po godet edhe Shqipërinë. Ky mot i acartë ka qenë shumë i rrallë dhe sa vjen po bëhet më i shpeshtë. Kemi ashpërsim të këtyre fenomeneve. Më të shpeshta dhe më të egra. Nëse përmbytjet kanë qenë një herë në vit tani i kemi më të shpeshta në sezon. Reshje dëbore kemi pasur më pak se vitin e kaluar. Pritet. Parashikohet që e diela dhe e hëna të sjellë 30 cm në juglindje dhe deri në 70 ose 80 cm të në veri. Pritet që sonte gjatë natës të kemi një forcim të ndjeshëm të erës. Era në kanalin e Otrantos të shkoje deri në 100 km në orë. Një shpejtësi shumë e lartë. Pritet që të kemi një det të trazuar gjatë kësaj fundjave. Por me përmirësimin e situatës do kemi ulje të temperaturave. Pritet që termometri të jetë në -6 ose -7. Në fundjavë do kemi probleme në transportin detar kurse gjatë javës në atë rrugor. Me një parashikim të përgjithshëm shkurti pritet të jetë më i ngrohtë, por do kemi reshje. Reshjet do jenë më pak se në janar, por më të larta se mesataret normale që ka shkurti”, përfundoi Porja.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës