Para se të ligjërohej zyrtarisht votimi me postë i zgjedhësve jashtë vendit, zhvillova një sondazh me një kampion përfaqësues të zgjedhësve të këtushëm.
Ndër të tjera, të anketuarit u pyetën për opinionin rreth politikanëve kryesorë.
Për kryeministrin Rama, rreth 58% e të anketuarve nuk kishin opinion pozitiv. Ndërsa për ish-kryeministrin Berisha, kandidat për t’u bërë përsëri kryeministër, plot 73% nuk kishin opinion pozitiv.

Mbetet të shihet si janë opinionet e zgjedhësve në emigracion, por paraprakisht mund të thuhet se zgjedhjet e 2025-ës do të jenë një zgjedhje e të keqes më të vogël...
A.Q/Shqiptarja.comKomente

