Nga Egnatia te Cagliari, portieri Alen Sherri: Po jetoj një ëndërr, do përshtatem shpejt

Nga Egnatia te Cagliari, portieri Alen Sherri: Po jetoj një ëndërr, do përshtatem shpejt

Alen Sherri

Nga Egnatia te Cagliari. Portieri i njohur shqiptar, Alen Sherri ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit nga Sardegna, ku ka prekur tema të ndryshme.

“Natyrisht që kaloj më shumë kohë me disa, veçanërisht me të rinjtë apo me ata me të cilët ka më shumë afrimitet gjuhësor, por duhet të them që gjeta një grup të fortë, të shëndetshëm, pozitiv.

Trajneri? Ai shpjegon shumë konceptet e tij, kërkon shumë nga të gjithë, niveli është i lartë dhe për mua është ngritur, kështu që çdo moment i stërvitjes dhe jeta jashtë fushës është vendimtare që të gjithë të përmirësohen së bashku”.

Për grupin: “Po ndihem shumë mirë dhe nuk e prisja, nuk është kurrë e lehtë të arrish në një realitet të ri, të nivelit të lartë dhe të fillosh menjëherë në këmbën e duhur, duke gjetur ndjenjën e duhur me shokët e skuadrës, stafin dhe njerëzit që punojnë në klub.

Ardhja te Cagliari? Nuk e besova, mendova se ishte diçka e pamundur, pastaj gradualisht u bë më e arritshme dhe isha vërtet i lumtur. Kam ardhur nga dy sezone të rëndësishme për mua, me fitoren e titullit kombëtar dhe të Kupës, shpresoj të sjell një eksperiencë ndërkombëtare këtu te Cagliari dhe të jem gati sa herë që të thirrem. Në Serie A dhe në futbollin italian lojtarët kanë një ritëm të ndryshëm: janë më të fortë, më të aftë, trajnerët kërkojnë diçka më shumë dhe duhet të jesh në lartësinë e detyrës në çdo situatë.

Të shikoje 'Unipol Domus' gjithmonë plot në ndeshjet e para të sezonit ishte emocionuese, stadiumi vibronte dhe jepte një energji të çmendur. E bukur, por në Valle d’Aosta ishte e pabesueshme të shihje kaq shumë njerëz në stërvitje, shumë njerëz gjithmonë të gatshëm dhe të etur për të na përqafuar dhe për të kërkuar një foto ose një autograf”.

Itali: “Në Shqipëri, për ne shqiptarët, Seria A dhe futbolli italian janë referencë për ata që duan të luajnë futboll. Ne jemi njerëz të afërt, të ngjashëm në shumë aspekte dhe kështu të gjithë synojnë të kalojnë detin, të vijnë këtu dhe të konkurrojnë. Unë vij nga Shkodra që është një qytet ku futbolli është pothuajse fe dhe përfaqëson shumë në nivel kulturor, në këtë kuptim kjo më ka ndihmuar që ta jetoj punën time me pasion dhe ambicie. Ka shumë tipare të përbashkëta mes Shkodrës në Shqipëri dhe Sardenjës e Cagliarit në veçanti”.

Idhujt: “Më ka pëlqyer gjithmonë shumë Manuel Neuer dhe ai ishte një referencë për stilin dhe karakteristikat. Unë jam një tifoz i Real Madridit, gjithmonë e kam admiruar Cristiano Ronaldon për përkushtimin, profesionalizmin dhe ambicien e tij për të punuar shumë për të arritur qëllimet. Dhe duke u kthyer te portierët, Iker Casillas ishte gjithashtu një lojtar që e vlerësoja, edhe pse nuk jam shumë afër tij për sa i përket karakteristikave”.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër