Nga ekzekutimi e Gjin Boriçit e atentatit ndaj Taulant Pepajt! SPAK zbardh disa ngjarje kriminale në Shkodër, identifikon autorët
Xhevahir Lita, Olti Bistri, Pëllumb Gjoka, Astmer Bilali dhe Ardit Hasanbegaj
Në megaopracionin e fundit të zhvilluar nga SPAK janë zbardhur dhe identifikuar autorët e disa vrasjeve dhe atentateve të kryera në Shkodër. Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e B.K.H.-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale të ndodhura si më poshtë:
• Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së shtetasit Gjin Boriçi Ndoji, ndodhur në Shkodër në muajin gusht të vitit 2020.
• Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë të shtetasit Taulant Pepaj, ndodhur në Shkodër në muajin shkurt 2021.
• Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasit Kleant Musabelliut ndodhur në Tiranë gjatë vitit 2020.
• Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasve Dorjan Dhuli, Ibrahim Licit dhe Genc Tafili, ndodhur gjatë vitit 2020.
GJKKO ka lëshuar 15 urdhër arreste, ndër të cilët 6 të arrestuar. GJKKO ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për 15 shtetas të dyshuar si autorë të kryerjes së veprave penale. Konkretisht për shtetasit Behar Bajri; Ervis Martinaj; Pëllumb Gjoka; Edmond Preka; Ardit Hasanpapaj; Astmer Bilali; Elion Hato; Oltion Bistri; Xhevahir Lita; Denis Brahoviç
Lajmi kryesor:
Arrestimi i Gjokës/ Dekodimi i 'Sky' dhe 'Encro' i nxorri zbuluar: Pëllumb Gjoka plan me Behar Bajrin për të vrarë Kleant Musabelliun! Martinaj porositi vrasjen e Gjin Ndojit! Pagesa 100-110 mijë euro
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7388
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pas 7 refuzimesh, Berisha s'heq dorë! Këmbëngul për liri në Gjykatën e Lartë
23 Nëntor, 15:41
-
Dumani ‘indiferent’, Blushi e sulmon sërish: SPAK po i garanton imunitetin qeverisë e bandave! Arrestimi i Metës banditesk
23 Nëntor, 14:43
-
Disa përfundime pas intervistës së Altin Dumanit
23 Nëntor, 12:07
-
Avokatët e dosjes 'Metamorfoza' reagojnë pas intervistës së Altin Dumanit: Sqarim lidhur me vlefshmërinë e të dhënave të SkyECC
23 Nëntor, 12:05
-
Fisniku Dumani
23 Nëntor, 12:03
-
Dumani me 3 apartamente? Kreu i SPAK i përgjigjet Berishës: Kurrë në jetën time s’kam pranuar jo ryshfet, por as dhuratë mbi 100 dollarë
22 Nëntor, 21:48
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Ylli Pata: Pse shpërtheu bomba në PD pas vendimit të Kushtetueses
22 Nëntor, 17:58
-
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-kryebashkiakut të Himarës, mbetet në fuqi vendimi i Apelit për sekuestron e apartamentit të Jorgo Goros
21 Nëntor, 16:22
-
Tiranë/ Shtyhet seanca në GJKKO për Vangjush Dakon, shkak mungesa e avokatëve! Pritej që mbrojtja të jepte konkluzionet
21 Nëntor, 15:06
-
Asllan Dogjani sërish në SPAK! Deputeti i PD-së: Po më hetojnë për shtëpinë 100 metra katrorë
21 Nëntor, 13:02
-
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën
21 Nëntor, 12:42