Nga ëngjëll në djall, Ibra 'tradhton' Milanin! Inter-i fiton me përmbysje dhe e eliminon nga Kupa

Derbi i Madoninës mes Interit dhe Milanit, i vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë ka prodhuar jo pak emocione, por në fund ishin zikaltërit e Conte-s ata që kaluan më tej falë përmbysjes me rezultatin 2-1.

Në San Siro ndeshja do të niste vrullshëm, por do të zhbllokohej vetëm në minutën e 31 nga Ibrahimovic, i cili ishte protagonist absolut i kësaj sfide. Deri në fundin e pjesës së parë Inter do të mundohej në të gjithë mënyrat për të barazuar, por në këtë hark kohor për t’u veçuar ishte sherri Ibra-Lukaku.

Të dy futbollistët, sidomos numri 9 i Interit, u panë tejet të acaruar, ndërsa u ndëshkuan me të verdhë. Kjo më shtrejtë do i kushtonte suedezit të Milanit, që në minutën e 58 la ekipin me një lojtar më pak pasi u ndëshkua me të kuq. Të gjendur nën presion, futbollistët e ‘djallit’ do të shkaktonin penallti, e cila u kthye në gol nga Lukaku në minutën e 71.

Për të shkuar deri te goli i përmbysjes vlen për evidentuar edhe dëmtimi i arbitrit Paolo Valeri, i cili u zvëndësua nga i katërti.

Ndërkohë protagonisti i kualifikimit të Interit në gjysmëfinale do të ishte Eriksen, që në minutën e 97 realizoi një perlë nga goditja e dënimit. Për danezin që hyri si zëvendësues në minutat e fundit ky ishte edhe një çlirim. Tani Interi në gjysmëfinale, që është faza e vetme me sistem vajtje ardhje, do të përballet me fituesin e çiftit Juventus-Spal. Sakaq në ndeshjen e parë zikaltërve do t’u mungojnë dy futbollistë si Lukaku dhe Hakimi për shkak kartonash.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit

Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit