Nga ‘Ethet’ në Eurosong, Rona Nishliu sërish në Festivalin e Këngës? Këngëtarja: Ndoshta kthehem, ja për se më merr malli

Kanë kaluar afro dy dekada kur Rona Nishliu preku së pari këtë skenë me “Ethet e së premtes”... 

Pritja është e ngrohtë për të këtë fillim dhjetori, ndërsa përballë publikut ka zgjedhur të performojë me “The New Orchestra”, nën dirigjimin e Edon Ramadanit.

“Jam shumë e lumtur që erdha sërish në Tiranë e që gjeta një publik të ngrohtë,  që mu duk se më priti dhe duartrokiti si në ditët e para. Ndonëse pauza bën të vetën dhe emocionet ishin të jashtëzakonshme”, shprehet Rona. 

Një koncert i veçantë, ku me interpretimin e Ronës, publiku përqafon lehtë dhe këngët e traditës që ripropozohen.

“Është kënaqësi të sjellim këngë me të cilat jemi rritur, me të cilat kemi ndarë momente të veçanta në jetët tona dhe t’i sjellim ato në variantet që ne na bëjnë të ndihemi duke ofruar një këndvështrim tjetër”, thotë më tej artistja.

Risjell edhe këngën “Suus”, me të cilën përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong, duke shënuar performancën më të suksesshme, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe ndër këngët e këtij kompeticioni...

“Kjo këngë më sjell gjithmonë emocione të veçanta, për vetë faktin që njerëzit e kanë dashur shumë dhe doja që të gjithë dashurinë e tyre tua kthej me interpretimin e kësaj kënge pas kaq e kaq vitesh”, thotë Nishliu.

Tek kthehet pas në kohë kujton pjesëmarrjen në edicionin e 50-të të Festivalit të Këngës dhe tundimin për ta rijetuar si eksperiencë.

“Nuk ka qenë hiç në ambiciet e mia për garë, por për ta shijuar skenën me Orkestrën e RTSH-së, për të më merr me të vërtetë shumë malli . Dhe duket që këto kohët e fundit po më merr malli më shumë. Nuk i dihet ndoshta do të kthehem, por gjithmonë për ta shijuar magjinë e netëve më të bukura të transmetimeve televizive në trojet shqiptare”, tregon Nishliu.

Jo vetëm e plotësuar artistikisht, në këtë ritakim përmes muzikës, Rona vjen si bashkëshorte dhe nënë e dy fëmijëve.

”Jam nënë e dy fëmijëve të vegjël dhe fokusi im ka qenë gjithë këto vite te ata. Padyshim është një status komplet tjetër, por ata më frymëzojnë. Kur dëgjojnë këngët e mia, se nuk u kam treguar shumë rreth kësaj pjese ata gëzojnë këndojnë bashkë me mua”, thotë Nishliu. 

Muzika është jo vetëm në projektet aktuale, por edhe në një vizion afatgjatë.

“Ëndrrat janë të mëdha. Natyrisht që  për mua muzika mbetet e shenjtë. Është një ëndërr e madhe të cilën sa herë e realizoj përmes projekteve e të ndryshme është një përmbushje shpirtërore që më çon totalisht diku tjetër”, shprehet artistja.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë