Nga Flloko tek Devole, ja pensionet e posaçme për artistët e sportistët

Nga Flloko tek Devole, ja pensionet e posaçme për artistët e sportistët

Luan Zhegu, Koço Devole dhe Timo Flloko

Dhjetëra artistë të njohur, por edhe një pjesë e atyre që për arsye emigrimi apo papunësie kanë braktisur karrierën, kanë fituar sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave të drejtën për të marrë pension të posaçëm. Në fletoren zyrtare është ripublikuar Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 790, datë 26.12.2018 për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror. Sipas këtij vendimi në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993,“Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Edi Rama, Këshilli i Ministrave u jep pension të posaçëm artistëve dhe disa sportistëve, si Eva Pëllumbi, Koço Devole, Arianita Petro Marko, Golik Jaupi, Ali Oseku, Timo Flloko, Petrit Kumi, Roland Avrami (basketbollist), Dhimitraq Ligori, Spiro Shano (basketbollist), Theodhori Driza (volejbollist), Luan Zhegu, Ema Qazimi, Kastriot Mushi (basketbollist).Pensione të posaçme dhe për basketbollistët  e sportistët e tjerë: Roland Avrami, Spiro Shano, Theodhori Driza, Kastriot Mushi, etj

Kush janë dhe çfarë bëjnë ata që do të marrin pensionin e posaçëm

Eva Pëllumbi është e para në listën e vendimit për pensionet e posaçme. Ajo ka qenë aktore e Teatrit të Kukullave, e cila prej 28 vjetësh është larguar nga Shqipëria, në kohën e rënies së komunizmit, duke qenë kështu një ndër të parat që iku me hapjen e ambasadave. Koço Devole, aktori i njohur i humorit, i cili 20 vitet e fundit ka punuar kryesisht në mediat televizive, do të ketë gjithashtu pension të posaçëm. Fituese e pensionit të posaçëm është edhe Arianita Marko. Ajo nuk është artiste, por është vajza e shkrimtarit Petro Marko dhe piktores Safo Marko. Ndërkohë i është dhënë pension i posaçëm edhe këngëtarit popullor Golik Jaupi nga Tepelena, njërit prej zërave më të veçantë të iso-polifonisë. Gjithashtu piktori i njohur Ali Oseku, një zë i veçantë në artin shqiptar, do të ketë pension të posaçëm. Do të marrë pension të posaçëm edhe aktori i njohur i filmit dhe teatrit Timo Floko me një karrierë të gjatë në skenë. Jo të gjithë artistët që do të marrin pensione të posaçme kanë pasur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme.

Me sa duket pensioni i posaçëm shërben në këto raste edhe si kontribut social, siç është rasti i Arianita Markos, vajzës së shkrimtarit Petro Marko, e cila për shumë vite i shërbeu nënës së saj Safo Marko, që ka qenë në një gjendje shumë të rënduar shëndetësore. Petrit Kumi është fotografi shqiptar më i njohur pas viteve ‘60, i cili ka dhënë një kontribut të madh në ruajtjen në celuloid të gjithë jetës shoqërore dhe politike shqiptare, si dhe peizazheve dhe vlerave natyrore të vendit. Roland Avrami, basketbollist i njohur, dhe vitet e fundit trajner do të marr pension të posaçëm. Dhimitraq Ligori është piktor që ka kontribuar në fushën e  ilustrimit të librit. Luan Zhegu dhe Ema Qazimi,janë dy këngëtarë të njohur, që kanë dhënë kontribut në muzikën e lehtë shqiptare, me pjesëmarrjen e tyre në festivalet e këngës në RTSH. Gjithashtu ata janë edhe këngëtarët që kanë marrë më shuam çmime në skenën e këtyre festivaleve. Në vendim përcaktohet se: përcaktohet –“Dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror në masën e katërfishit të pensionit social, por shuma e pensionit që përfiton sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë tetëfishin e pensionit social.”

 

Ja kush përfiton pension të posaçëm:

Eva Fuat Pëllumbi

Koço Nasi Devole

Arianita Petro Marko

Golik Ali Jaupi

Ali Riza Bajram Oseku

Timo Pavli Flloko

Petrit Xhafer Kumi

Roland Petraq Avrami

Spiro Telemak Qirko

Dhimitraq Thanas Ligori

Spiro Theodhori Shano

Theodhori Rako Driza

Luan Islam Zhegu

Ema Pirro Bogdani (Qazimi)

Kastriot Shefqet Mushi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë