Nga Gjermania drejt Mekës, 6 mijë kilometra me biçikletë! Aventura e jashtëzakonshme e çiklistit dhe blogerit të njohur turk

Me biçikletë për gati 6000 kilometra, Burak Öztürk ka gati 2 muaj që udhëton nga Gjermania për në Mekë me synim që të përmbushin kushtin e pestë të Islamit, Haxhin.

26-vjeçari turk, në udhëtimin e tij qëndroi në qytetin e Prizrenit në jug të Kosovës për të cilin thotë se është si në shtëpinë e tij.

 “Jam shumë i lumtur që gjendem këtu sepse kam qenë edhe para dy vitesh dhe mund të them se qyteti është një ndër qytet më të bukura për mua në Europë në të njëtin nivel me Sarajevën dhe Novi Pazarin. Kur vij në Prizren ndihem si në shtëpinë time. Më pëlqejnë njerëzit këtu sepse janë shumë të mirë dhe të lumtur kur më shohin mua”, tha ai.

Öztürk është alpinist dhe çiklist. U nis me biçikletën e tij nga qyteti Shtutgart i Gjermanisë dhe deri më tani ka përfunduar 2 mijë kilometra nga gjithsej gjashtë udhëtimet të tij.

 “Para dy vitesh unë udhëtova në të njëjtën formë nga Gjermania në Stamboll me biçikletën time.Tani u nisa nga Shtutgarti për në Mekë në Haxh. Rrugëtimi im ka filluar nga Shtutgarti i Gjermanisë. Ndërsa më pas kam udhëtuar në Austri, Slloveni, Kroaci,Bosnje,Sanxhak në jug të Serbisë e tani në Kosovë. Pas Kosovës shpresoj se do të shkoj në Maqedoninë e Veriut, Greqi, Turqi, Siri, Jordani dhe Arabi Saudite”, tha ai.

Çiklisti tregon pse zgjodhi Mekën për këtë udhëtim të jashtëzakonshëm.

“Unë preferoj të bëj rrugëtime të reja, kështu që vendosa të shkoj në Mekë këtë herë, pasi është destinacioni më i mirë për një mysliman në këtë botë”, u shpreh më tej.

Öztürk, i cili udhëton mesatarisht 80 kilometra në ditë me biçikletë, tha se është i vendosur për të arritur në kohë për ta kryer haxhin dhe se nuk ka frikë nga sfidat e ketij udhetimi.

 “Zakonisht udhëtojë rreth orës 8 të mëngjesit dhe mbaroj në iftar. Mesatarisht, unë udhëtoj 80-100 km në ditë me biçikletën time.Takoj kaq shumë njerëz, kaq shumë qytete, kultura.Nuk kam frikë nga ky udhëtim, sepse e di që zoti po më mbron, prandaj ndihem i sigurt. Sepse e di që rreth meje ka vëllezër e motra që më presin. Ata më presin gjatë gjithë rrugës për të udhëtuar me mua dhe për të më ndihmuar”, thekson i riu.

26-vjeçari turk më herët vizitoi Mitrovicën, ndërsa në Prizren u lut në xhaminë qendrore “Sinan Pasha”. Qytetarët e ndalojnë shpesh ne rruge kandidatin për haxh duke biseduar me të si dhe i ofrojnë para xhepi për udhëtimin e tij drejt Mekës së shenjtë.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

‘Ti do më marrësh më qafë, si more Lulin...!’ Rama ironizon Berisha-Lapaj me VIDEO-n ‘Teatri i Kukullave’, përfshihet dhe Basha me pizhame: Bufi dhe Tiku drejt bashkimit...! (VIDEO)

‘Ti do më marrësh më qafë, si more Lulin...!’ Rama ironizon Berisha-Lapaj me VIDEO-n ‘Teatri i Kukullave’, përfshihet dhe Basha me pizhame: Bufi dhe Tiku drejt bashkimit...! (VIDEO)