Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha ishte ftuar në studio për të hedhur dritë mbi përplasjen me armë mbrëmë në Bllok që përfundoi me një të vdekur dhe tre të plagosur. Duke u ndalur te Merviol Bilo që vrau Fabjol Gaxhën, Hoxha u shpreh se komandot kanë qenë të përfshirë ne disa nga ngjarjet kriminale në Tiranë, por edhe në rrethe në vitet e fundit. Ai kujtoi rastin e grabitjes së blindave të bankave në Qafë Kashar që kishin autor komando, ndërsa shtoi se edhe në Elbasan dhe Shkodër janë përfshirë komando në ngjarjet kriminale.
Rrogat që marrin komandot nuk janë të mjaftueshme. Shteti duhet ti shikojë si armë, do i mbajë shteti, ligji apo do ua lerë grupeve kriminale. Në disa ngjarje të fundit, në Elbasan, Shkodër, por edhe grabitjes në Rinas ishin komando. Kjo vjen pasi ata janë të trajtuar e kanë institikt. Grabitja në Kashar u bë për tre minuta.
Artan Hoxha
Lajmi kryesor: