'Nga grykësia te ligësia'/ Nano: Në ka politikan që unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve është Ilir Meta

'Nga grykësia te ligësia'/ Nano: Në ka politikan që unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve është Ilir Meta

1612474399_80005f8197d8478c2.jpg

Fatos Nano e ka cilësuar Ilir Metën si përfituesin më të madh të mbështetjes së tij. Ai e ka cilësuar Metën si një nga përfituesit e mëdhenj të mbështetjes së tij duke treguar se nuk ka asnjë komunikim me të, edhe pse presidenti ka treguar të kundërtën.

"Nuk kam asnjë raport sot, as fizik as..Fare dhe nuk më mungon. Pse nuk më mungon, sepse Ilir Meta është një nga përfituesit e mëdhenj të mbështetjes sime. Unë po flas nga ata që kam mbështetur, nuk thashë që është bërë vetëm nga mbështetja ime. Është një nga përfituesit më të mëdhenj, që nga Freshi, nga qeveria e parë, nga komiteti i partisë së Tiranës, i dhashë degën e Tiranës të drejtojë, kur të gjithë thonin është rivali i ri i Nanos, deri tek qeveria e fundit. Ilir Meta u bë Kryeministër në 99, pas një marrëveshjeje me mua pas kongresit dhe mbeti si i tillë deri ditën që dha dorëheqjen, kur mendoi se bashkë me krizën energjitike do hante edhe kokën e Fatos Nanos. Sapo ishim marr vesh që të vazhdonte drejtimin e qeverisë, papritur më thotë: E deshe, merre mbaje me gjithë krizën e energjisë dhe iku. Meta ka pasur gjithmonë planin B në mendje. Ka qenë inaktiv, sikur nuk ekzistone në qeverinë e 2002-2005. Iku në 2003, nuk merrte pjesë në diskutime, ka folur vetëm njëherë kur blemë ambasadën tonë në Athinë. Plani B ishte ai paralajmërova që në fillim Ilirin, “Ti e ke zakon që të lë në mes të rrugës dhe të fut stërkembëshat”. Jo e kam seriozisht këtë herë më tha. Ky ka qenë plani B, që të ndërpriste punët e qeverisë në mes. Më lerë ta mbyll kapitullin e Ilir Metës, duke të thënë që nuk ka politikan tek i cili unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve, të 7 mëkateve kapitale, është Presidenti i sotëm. Të shtatë mëkateve të biblës, ligësia, grykësia…E them se e shoh përditë, u jep prova të gjithëve përditë", tha Nano.


Lajmi kryesor:

Rrëfimi i Nanos: Berisha politikan që do konfliktin! Pa të Shqipëria do të ishte zhvilluar më shumë! Ishte kafshë politike, pas 21 janarit mbeti vetëm 'kafshë'


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg