Nga gurët misteriozë tek insektet dëmtuese, ambientalisti tregon çudirat e natyrës shqiptare

Sot në emisionin ‘’ Rreze Dielli ‘’ ishte i ftuar ambientalisti Abdullah Diku ai foli për disa nga cudirat më të mëdha të natyrës shqiptare ndër to disa gurë misteriozë që janë gjetur në  zonën e Tepelenës, për tulipanin 100% shqiptar që rrezikon të zhduket si  dhe për insektin kinez që po dëmton natyrën shqiptare.

Fillimisht  na tregoi më tepër rreth gurëve misterioz, që janë zbuluar së fundmi në qytetin e  Tepelenës. Ai tregoi se këto gurë janë mbi 165 milionë vite të vjetër.

‘’ Këto sfera të gdhendura aty nga natyra miliona vjecare shfaqen pikërisht në anë të rrugës Auto, nga Lekdushi për në Pogonat dhe kanë histori goxha të lashtë gjeologjike. Si dimë për shkak të ngjarjeve të mëdha historike që kanë ndodhur në globin tonë. Toka ndahet në epoka të ndryshme gjeologjike, që datojnë që nga periudha e formimit të saj. Gurët për të cilët flasin lidhen me periudhën e keretakut e cila daton 165 milionë vite më parë deri 65 milionë vite më parë, nga shkëmbinjtë e asaj periudhe janë shkëputur pikërisht këto sfera të vogla të cilat duken sot. Këto sfera janë shkëputur nga shkëmbinjtë e tyre dhe kanë udhëtuar në lumenjtë apo përrenjtë e asaj kohe dhe kuptohet që kanë përshkruar një distancë shumë të gjatë’’ shprehet ai.

Po ashtu ambientalisti Abdullah Diku foli edhe për tulipanin I cili është 100% shqiptar. Ky tulipan gjendet në një zonë shumë të izoluar në Shqipëri.

‘’ Ngjyra e bazës është e kuqja dhe fundi saj është i verdhë por pastaj për shkak të zhvillimeve në shekuj shfaqet edhe në formën e verdhë, por ka dhe ndërthurje të të dyja ngjyrave bashkë. Ky është vetëm në Shqipëri, është endemik shqiptar. Është i mbrojtur por për fat të keq, ndodhet në një zonë që ka aktivitet të ngarkuar minerar sepse është një zonë që përmban nikel përmban krome etj dhe kuptohet që si në cdo situatë tjetër biznesi paraja prevalon mbi vlerat kombëtare dhe është pak i rrezikuar.

'Flutura e Bushit' është një dëmtues shumë serioz, i cili është shumë agresiv dhe ka shkaktuar tharjen e shkurres së BUSHIT. Këto flutura prej 2-3 vitesh po rrezikojnë një pjesë të rëndësishme të mjedisit.

‘’ Është një dëmtues, që ashtu si coronavirusi na ka ardhur nga Kina, është një dëmtues shumë serioz, I cili po than masive me pyje të Bushit, është bërë prezent në Europë këto 2-3 vitet e fundit, është shumë agresiv ‘’ shprehet ambientalisti

Nivica është në listën e 100 fshatrave turistikë, por ambientalisti Abdulla Diku ka dhe arsye të tjera përse e rekomandon, këtë destinacion turistikë.

‘’ Rrugëtimi nis me një akuadukt, një urë ajrore e cila ka qenë përdorur dikur për të kaluar ujin nga njëra anë e shpatit në anën tjetër, ndertohej një urë ajrore në për të cilën kalonte uji. Poshtë Bënçës është një akuadukt I tillë, I cili është ndoshta 200 vjet I vjetër dhe është shumë interesant. Pothuajse këto janë zhdukur në Europë por ne për shkak të pamundësisë të zhvillimit të teknologjisë kemi vazhduar ti përdorim ato’’ shprehet ai.

Ndërsa së fundmi ka një tendencë për të vizituar Belshin, të cilin ambientalisti Abdulla Diku e cilëson si një ndër zonat më të bukura të Shqipërisë.

‘’ Jo më kot është propozuar që në krye të herës që të ishte kryeqyteti I Shqipërisë nga I fashmshi frashëi. Është vendi nga I cili unë dhe shumë koleg të mi, e kemi propozuar që të shpallet park gjeologjik, për shkak të numrit të madh të liqeneve, 84 që janë’’ shprehet ambientalisti. Ndërsa jep një sygjerim mjaft interesant ku ndër aktivitet që mund të bësh në këtë destinacion është një udhëtim me balonë.

Një tjetër destinacion mjaft interesant që sygjerohet për këtë verë është liqeni I Shkopetit. Ambientalisti Abdulla Diku thotë se aty ka një proces shumë të famshëm gjeologjik ku një shkëmb vertikal, gati 300 metra është gërryer përmes një procesi miliona vjecarë duke krijuar atë portën nga I cili del lumi Mat. 

Me ujë të pastër dhe mjaft të freskët ai është kthyer në një destinacion turistik shumë të kërkuar.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja