Nga hipertensioni te skleroza
Ja 10 diagnozat që rimbursohen

Nga hipertensioni te skleroza<br />Ja 10 diagnozat që rimbursohen
Të moshuarit që vuajnë nga tensioni i gjakut, janë shtresa që përfitojnë më shumë nga rimbursimi i ilaçeve. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka publikuar shifrat se cilat janë 10 sëmundjet që kanë marrë më shumë lekë nga skema e rimbursimit. “Hipertension esencial. Astma bronkiale. Thalasemia Major. Insuficienca kronike e veshkave. Glaukoma. Hepatiti viral. Bllokim kronik. Leucemia mieloide.

Skleroza multiple”, - janë 10 diagnozat me rimbursimin e lartë. Gjithashtu FSDKSH ka publikuar dhe 10 barnat me rimbursimin më të lartë, ku bien në sy ilaçet e pensionistëve dhe invalidëve. Edhe për barnat e rimbursueshme pjesa më e madhe janë ato të hipertenisonit. Sipas FSDKSH rimbursimi për diagnozën e hipertensionin vjen për shkak edhe të shqetësimit që shumë të moshuar kanë gjatë stinës së verës.

Po çfarë është hipertensioni?
“Hipertensioni ose shtypja e lartë e gjakut është një sëmundje në të cilën shtypja e gjakut ka nivele të larta dhe permanente mbi arterjet. Dihet se presioni arterial nuk është konstant dhe në periudha të ndryshme gjatë ditës ndryshon nga vlerat më të larta gjatë sistolës në vlerat më të ulëta gjatë diastolës së zemrës. Nëse këto vlera i tejkalojnë kufijtë e përcaktuar për presionin ose shtypjen normale atëherë flasim për presion të lartë të gjakut ose hipertension.

Sipas kritereve të përcaktuara nga OBSh (Organizata botërore e shëndetësisë) vlerat normale të presionit arterial sistolik janë rreth 140 mmHg ndërsa presioni diastolik duhet ti ketë vlerat rreth 90 mmHg. Diagnostikimi i hipertensionit është i komplikuar sepse ai varet edhe nga gjendja psikike e pacientit dhe ka vlera të ndryshueshme gjatë ditës.

Shpesh shkaku i tij nuk është i përcaktueshëm dhe atëherë bëhet fjalë për hipertension esencial dhe mund të shfaqet edhe nga ndonjë defekt ose infeksion i ndonjë organi, përshembull i veshkave atëherë kemi hipertension sekondar (organik). Gjatë stinës se verës, shtypja e gjakut stabilizohet për shkak te temperaturave te larta, organizmi “bymehet”, ndërsa gjatë dimrit ajo ngritët për shkak te tkurjes së organizmit ne pergjithesi nga temperaturat e ulëta”, - thuhet në një studim të Qendrës Spitalore “Nënë tereza”.

Mjekët këshillojnë që gjatë muajve të verës të konsumoni sa më shumë perime dhe fruta. Gjithashtu këshillohet që të zvogëloni përdorimin e kripës, të bëni çdo ditë 30 minuta stërvitje të lethtë dhe të mos pini alkol.
 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)    

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane