Nga Ina Rama tek Natasha Mulaj, ja si votuan anëtarët e KPA për shkarkimin e Donika Prelës, pasuria e që penalizoi

Nga Ina Rama tek Natasha Mulaj, ja si votuan anëtarët e KPA për shkarkimin e Donika Prelës, pasuria e që penalizoi

Donika Prela

Në 25 korrik 2020, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkalla e dytë dhe e fundit e Vetingut, vendosi të shkarkonte nga detyra të ish-kryeprokurores së Krimeve të Rënda, Donika Prela, me kërkesë

Komisionerit Publik Florian Ballhysa. Vendimi për shkarkimin dhe përjashtimin me 15 vjet nga drejtësia të zonjës Prela rezulton se është marrë me unanimitet nga trupa gjykuese. Pro shkarkimit kanë votuar kryesuesja e turpit gjykues Natasha Mulaj, relatori i çështjes Ardian Hajdari si dhe anëtarët Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo. Gjatë procesit gjyqësor kishte një përplasje në distancë mes Donika Prelës me Ina Ramën dhe Natasha Mullai.

Donika Prela kërkoi përjashtimin nga gjykimi të Ina Ramës me pretendimin se i kshte hetuar kushërirën për falsifikim dokumentesh si dhe të zonjës Mullaj, me pretendimin se i kishte hetuar dy vëllezërit, të cilët akuzoheshin për shkatërrim prone dhe kanosje. Por, kërkesat e saj u rrëzuan si të pabazuara nga KPA. Ndërkaq, sipas vendimit të Kolegjit të Apelimit, Donika Prela u ndëshkua pasi nuk justifikonte me burime të ligjshme në apartament me sipërfaqe 95,6 m2 në Tiranë, likuiditete në shumën 4.501.427 lekë dhe një transaksionin e huadhënies në shumën 25.000 euro.

Ndërkaq, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e Vetingut, në datën 5 shkurt 2019, kishte konfirmuar në detyrë Donika Prelën, me vendim unanim të trupës gjykuese të përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici. Sipas këtij vendimi, Donika Prela kishte arritur një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë, një nivel të besueshëm të kontrollit të figurës dhe nivel të mirë kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale. Ky vendim u kundërshtua nga Komisioneri Publik dhe u hodh më pas poshtë nga KPA.

KPK për Donika Prelën.jpg" style="height:844px; ëidth:780px" />

Vendimi i KPK për Donika Prelën
 

er.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Yyy: 26/11/2020 11:48

    Ku do e fusi tani donika koken

    Përgjigju
  • Kot: 25/11/2020 19:07

    Lesh me tresh lajm!

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 25/11/2020 18:18

    rregulloni lajmin, shkruani per Donika Prela o per Arta Marku ?

    Përgjigju
    • Altin: 25/11/2020 19:10

      Po e dine keta qe do ta haje edhe Arta Marku prandaj e kane shkruar .Keta te pabese keshtu e eleminuan njeri- tjetrin edhe ne 1941- 1991 po sot nuk te pushkatojne apo te internojne po te heqin nga puna.Kjo po i gjen edhe keto 2 maloket e palara pasi i sherbyen ketyre kopilave te zones se pare operative .

  • sapa: 25/11/2020 17:52

    Edhe kjo Arta Legenja qe donte te bente drejtesi per popullin si kryeprokurore mbron shoqen e korruptuar!

    Përgjigju
  • zaratabaku: 25/11/2020 17:39

    pasjria e q penalizoi jo po pasuria e qe se penalizoi e qe e qe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë