Nga janari, Karta e Shëndetit me
afat 1-vjeçar, pa limit për të sëmurët

Nga janari, Karta e Shëndetit me<br />afat 1-vjeçar, pa limit për të sëmurët
Karta e shëndetit për të punësuarit do të ketë një afat prej 1 viti nga 6 që ishte deri më tani. Një udhëzim i ri i Ministrisë së Shëndetësisë shtyn afatin e kartë së shëndetit nga 6-muaj në 1 vit për të punësuarit. Më konkretisht, në bazë të udhëzimit nr. 15, datë 10.12.2015 “Për një ndryshim në udhëzimin nr.33, dt 26.12.2014 “Për kartën e Shëndetit” janë bërë këto ndryshime: Afati i kategorisë përfituese “I punësuar” bëhet: 1 vit nga data e lëshimit.

Afati i kategorisë përfituese “I sëmurë me Ca” bëhet: Pa afat Afati i kategorisë përfituese “Invalid i plotë” bëhet: Nga data e lëshimit të kartës deri në afatin e vërtetimit. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me përdorimin e kartës së shëndetit dhe jo me të librezës së vjetër shëndetësore.

Për të siguruarit që paraqiten me kartë shëndeti recetat me rimbursim do të ekzekutohen me paraqitjen e kartës së shëndetit. Duke filluar nga data 1 Janar 2016, karta e shëndetit është dokument i vetëm që vërteton se personi është i siguruar në skemën e sigurimeve shëndetësore. Po kështu vlefshmëria e librezave të shëndetit në qarkullim përfundon më 31 Dhjetor 2015. 

Si merret karta
Nëse keni një librezë shëndetësore të vlefshme, pra, një librezë të cilës nuk i ka përfunduar afati i përfitimit, mjafton një mjet identifikimi dhe kërkesa për t’u pajisur me kartë shëndeti, për të përfituar kartën e re. Në rast se jeni të siguruar apo përfitoni nga sigurimi shëndetësor dhe nuk keni ende një librezë shëndetësore, ose librezës suaj shëndetësore i ka mbaruar afati, mund të pajiseni me kartë shëndeti me dokumentet e mëposhtëm: Dokumentacion për shtetasit shqiptarë: kartën e identitetit; për fëmijët deri në moshën 16 vjeç, në mungesë të kartës së identitetit, paraqitet certifikata e gjendjes civile ose pasaporta, te cilat janë dokumente që përmbajnë numrin personal të identitetit. Vërtetim regjistrimi pranë mjekut të familjes ku personi është i regjistruar dhe dokumentacionin që vërteton kategorinë përfituese dhe afatin e përfitimit.

Ripajisja me kartë shëndeti
Ripajisja me kartë shëndeti bëhet në rastet kur: i siguruari kërkon të rinovojë afatin e vlefshmërisë për një apo disa kategori përfituese. Kur karta dëmtohet. Kur karta humbet dhe kur i siguruari ndryshon mjekun e familjes.

Karta
Personi i siguruar fillimisht duhet të paraqitet pranë mjekut të familjes për t’u pajisur me vërtetimin e regjistrimit. Mjeku i familjes kujdeset të verifikojë në regjistrin e personave të regjistruar pranë mjekut (letër dhe elektronik) saktësinë e të dhënave të vërtetimit dhe të bëjë përditësimet e nevojshme nëse ka mospërputhje. Personi i siguruar duhet të paraqitet vetë në pikën e shpërndarjes për të marrë kartën e shëndetit.

Kur personi i siguruar i përmbush të gjitha kushtet për t’u pajisur me kartë shëndeti, personi i ngarkuar për shpërndarjen e saj, bën regjistrimin e kategorisë/kategorive të përfitimit në sistemin informatik dhe printimin e kartës. Personi i ngarkuar vulos dhe firmos në pjesën përkatëse të kartës dhe nga ky moment karta bëhet e vlefshme për t’u përdorur nga i siguruari.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot