Nga Kievi në Kryeministri! Sytë e përlotur të Zelenskit e 'Ukraina në 10 orë', Ben Blushi ekspozon imazhet e shkrepura nga makina e delegacionit

Me aparatin e tij Nikkon, në ndërrim të mjeteve, nga treni sovjetik që çan në errësirë për 12 orë, në makinën që shoqëronte delegacionin shqiptar, Ben Blushi sjell nga Ukraina në Kryeministri 67 imazhe Lufte.

“Dokumenton foto dhe përjetimet e tij gjatë vizitës 10 orarëshe në Ukrainë, që delegacioni shqiptar së bashku me atë malazez bënë në qershor të këtij viti”, thotë Eridana Çano, kuratore e ekspozitës dhe drejtore e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në Kryeministri.

Avionë luftarakë, tanke, këpucët e të vrarëve si instalacion i dhimbjes në Muzeun e Luftës, Statuja e Nënës Ukrainë mes rrënojave, e të tjera imazhe të ngrira në kohë, sjellin në bardhë e zi “Ukrainën në 10 orë”.

“Ka momente ka shkrepje të rajonit të Buçës. Praktikisht delegacioni ka shkuar dhe ka vizituar Irpinin dhe Borodiankën, të cilat janë zona të sulmuara, të bombarduara, nuk janë zona që jetohet tanimë. Këto janë momentet”, thotë më tej Çano.

I ftuar nga kryeministri Rama, për të Edi, për në Kiev, fotot që fikson përgjatë udhëtimit, janë të shpejta e përzgjedhja e këndit për shumicën prej tyre mbetet thuajse e imponuar: të shkrepura prej mjetit me të cilën lëvizin nga një vend në tjetrin, siç e rrëfen dhe vetë shkrimtari.

“Pra, Ben Blushi ka qenë në makinë. Disa nga fotot nuk e kanë cilësinë e duhuar, pikërisht sepse nuk kishte mundësinë të qëndronte dhe ta merrte siç duhet momentin”, thotë më tej.

Portreti i presidentit ukrainas, varur në muret e kryeministrisë, vjen ndryshe nga ç ‘jemi mësuar ta shohim. Fotografia e realizuar vetëtimthi, duket se nuk i jep kohë të fshehë dhimbjen.

“Beni ka qenë 30 hapa larg, dhe ka pasur shumë pak kohë, për shumë pak shkrepje. Ky është momenti që ne përzgjodhëm për ta pasur në ekspozitë, pra ndërmjet takimit, pjesë e konferencës për shtyp. Beni ka pasur vetëm këtë moment për të fotografuar Zelenskin sepse nuk e lejonte agjenda, dhe siç mund ta shihni portreti është portreti i një Ukraine të përvuajtur, të për lodhur por aman shumë krenare dhe shumë ngulmuese drejt kërkimit të paqes”, shton ajo.

Me sy të përlotur, kokë të mënjanuar, siç e përshkruan Blushi në shkrimin e tij  “Fytyra e Zelenskyt i ngjan një harte lufte”. E ndoshta kjo mund të jetë poza e shpresuar për librin e tij të ardhshëm të shkrimtarit.

“Është portreti i një drejtuesi shteti që tregon gjithçka, tregon për Ukrainën në luftë, tregon dhe për shpresën që duhet tu japi qytetarëve të tij , ata të cilët vijojnë të jetojnë në Ukrainë, në Kiev dhe nëpër rajonet e tjera...”, tregon kuratorja.

Një ushtar që lëkundet në shilarës, me kërkesë të autorit, kërcimi nën tingujt rebelë që thyen heshtjen e frikshme, pasi gjëma e bombardimeve ka lënë gjurmë, përpjekja e një fëmije për të shitur aksesorë në kohë lufte, Ben Blushi, çel një dritare shprese për Ukrainën përmes imazheve të tij, që presin vizitorët deri në 30 shtator.

“Është munduar të sjelli një copëz të Ukrainës së cilës ne nuk kemi pasur mundësi ta shohim kaq afër përveçse përmes gazetarëve që shkojnë në luftë. Në këto 7  muaj luftë. Kjo është e para, Ukraina vjen në luftë dhe duke iu rikthyer normalitetit, ky është mesazhi”, shprehet Çano.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • RRYPI: 09/09/2022 23:32

    ERIDANA KURATORE T GJITHA I BEN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Kristjan Asllani shënon direkt nga goditja e këndit, Interi 'likuidon' Udinesen dhe shkon në çerekfinalet e Kupës

GOLAT/ Kristjan Asllani shënon direkt nga goditja e këndit, Interi 'likuidon' Udinesen dhe shkon në çerekfinalet e Kupës