Nga klandestin në kapiten skuadre,
historia e pabesueshme e shqiptarit

Nga klandestin në kapiten skuadre,<br />historia e pabesueshme e shqiptarit<br>
Kur shqiptari Klaudio Ndoja mbërriti në Itali njëzet vjet më parë, ai nuk kishte as letrat italiane, ku jetoi për një kohë të gjatë si një klandestin. Por e gjithë kjo sakrificë u shpërblye dhe një ditë shqiptari arriti të lërë gjurmë në vendin fqinj, duke ngjitur shkallët e karrierës, derisa arriti të bëhej kapiten i basketbollit të Virtus, në Bologna të Italisë.

Historia e tij është e denjë për t'u thënë dhe dëgjuar, aq shumë sa shkrimtari Michele Pettene vendosi të bëjë një libër: Vdekja është e sigurt, jeta nuk është!, parathënia e të cilit është bërë nga Giammarco Pozzecco.

Klaudio Ndoja, me origjinë shqiptare, tregoi historinë e tij sa të vështirë, aq edhe të bukur, para studentëve të shkollës së mesme në Boiardo, në ditën botërore të emigrantëve.

Redaksia Online 
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh