Gjon Pelivani, pronari i lokalit që u plagos paraditen e sotme në zonën e Selitës, rezulton me dy emra, ndërsa ka një të shkuar me background të theksuar kriminal. Ai njihet edhe me emrin Valment Pelivani, emër me të cilin rezulton i implikuar në disa ngjarje kriminale. 

Report Tv ka zbuluar se Gjon Pelivani, aktualisht 27-vjeç, ka qenë i dënuar më parë për vjedhje. Ndërsa në vitin 2015, Pelivani, atëherë 24-vjeç, është plagosur me armë zjarri nga Gilmando Dani, shok i Emiljano Shullazit. Pelivani ka pasur konflikte me grupin e Shullazit, të cilat kanë arritur deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Nuk dihet nëse ngjarja e sotme ka lidhje me të shkuarën e tij të errët. 

Gjithashtu Valment Pelivani është hetuar dhe për plagosjen e policit Ermal Bregu, ngjarje kjo e ndodhur te ish-Parku i autobusëve në dhjetor 2017. Edhe pse është marrë në pyetje, Pelivani është lënë i lirë për mungesë provash. Në dëshminë e tij, polici Bregu ka deklaruar se kanë qenë dy të rinj ata të cilët e kishin qëlluar me armë zjarri në ambientet e një bar kafeje pranë ish-parkut të autobusëve në kryeqytet. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com