Juljan Shehun e pret një e ardhme premtuese. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka hyrë fuqishëm në radarët e Panathinaikosit në Greqi, sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Polonia. “Të gjelbrit” po monitorojnë me kujdes tregun polak dhe Shehu konsiderohet një nga emrat që po ndiqet nga afër për përforcimin e mesfushës.
Interesi për 27-vjeçarin nuk vjen vetëm nga Greqia. Në garë për shërbimet e tij janë gjithashtu klube nga MLS-ja amerikane (Kansas City), si edhe Valencia nga La Liga, duke e bërë mesfushorin shqiptar një nga emrat më të kërkuar të momentit.
Shehu po kalon një sezon mjaft pozitiv me Widzew Lodz në Poloni, ku ka regjistruar 5 gola dhe 4 asistime në 20 paraqitje, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të skuadrës. Paraqitjet e tij të mira kanë rritur ndjeshëm vlerën në merkato.
Një detaj i rëndësishëm në këtë histori mbetet kontrata e tij, e cila përfshin një klauzolë lirimi të vlefshme vetëm për disa kampionate të nivelit të lartë. Ndërkohë, Valencia nuk duket e gatshme të përmbushë kërkesat financiare për transferimin, çka mund t’i japë Panathinaikosit një avantazh të ndjeshëm në garën për firmën e mesfushorit shqiptar.
Komente







Nese shkon tek Valencia do ishte madheshtore
Përgjigju