Në kalldrëmet e Sarajevës spikati këtë javë një robot që ecte mes qytetarëve dhe ushqente pëllumba. Bëhet fjalë për Roby-n, një robot humanoid që debutoi për herë të parë në zemër të Sarajevës, në Basçarshi aty ku mbizotëron aroma e kafesë dhe ushton zëri i tregtarëve të qytetit.
Roboti është zhvilluar nga kompania Vandri Robotics. Sipas zhvilluesve, ai është menduar të përdoret për turizëm, arsim dhe shërbime publike. Qëllimi, theksuan ata, është bashkëpunimi me njerëzit dhe komunikimi sa më natyral, jo zëvendësimi i tyre.
Pas Sarajevës, Roby do të vazhdojë një tur në qytete të tjera të vendit. Ndalesa e radhës do të jetë në Banja Luka, në një përpjekje për të testuar se përdorimin e robotëve humanoidë në jetën e përditshme.
Komente






