Nga lahuta te tupani e çiftelia
Instrumentet shqiptare në Itali

Nga lahuta te tupani e çiftelia<br />Instrumentet shqiptare në Itali
TIRANE- Sapo është hedhur në tregun italian libri-album “Instrumente kordofone të kulturës poullore shqiptare” (Strumenti Musicali Cordofoni della Cultura Popolare Albanese) me autorë Achile Pellerano e Pirro Miso.

Është gjë e bukur kur një libër bëhet shkak për të treguar sesi ka qenë prodhuar lahuta shqiptare shumëshekullore. Ndoshta vetëm specialistët e dinë që ajo nis nga një trung peme i çarë në katër pjesë dhe pastaj pjesa konike nis të gdhendet me stil e dashuri nga mjeshtërit popullorë të instrumenteve.

E sërish të bësh një vegël muzikore që të ligjërojë tinguj ka vështirësi të tjera, saqë vetëm një mjeshtër i traditës mund ta bëjë. Por disa nga sekretet e njohjes së veglave popullore kordofone, si dhe sekretet e punimit të tyre do t’i mësojnë tashmë edhe studiuesit e lexuesit italianë.

Rrëfimet e mjeshtërve dhe njohuritë e tyre janë regjistruar me hollësi në këtë album.  Libri-album i botur në Itali është një botim me cilësi të lartë ilustrative dhe mjaft voluminoz. Këtu prezantohet i gjithë koleksioni i veglave kordofone shqiptare, i ruajtur nga Instituti i Kulturës Popullore, Shqipëri.

Për studiuesit dhe publikun italian këto instrumente janë unike dhe prezantohen për herë të parë së bashku me pamjen origjinale të tyre, duke ruajtur vulën e lashtësisë. Instrumentet e restauruara nga Instituti i Kulturës Popullore ruajnë gjurmët e përdorimit të tyre nga shqiptarët në shekuj, e në album ato prezantohen me gjithë historinë e udhëtimit të tyre në foklorin muzikor shqiptar. Në koleksion përfshihen vegla kordofone, që nga lahuta me të cilën këndohet “Eposi i Kreshnikëve” e deri tek çiftelia, tupani  e bakllamaja.

Të para si studime me vlerë në fushën e albanologjisë dhe kulturave të vjetra popullore, instrumentet shqiptare kordofone të prezantuara në këtë album e çojnë traditën shqiptare në bibliotekat botërore.  
Parathënia e këtij libri është shkruar nga studiuesi italian, profesor Achile Pellerano dhe studuesja shqiptare Afërdita Onuzi, e cila rikujton sesi deri në mesin e shekullit të 19-të instrumentet popullore vijonin të ishin të lëvruara për festa e gëzime në çdo familje shqiptare e të trashëguara brez pas brezi.

“Ato mbaheshin në dhomën e miqve dhe këto dhoma miqsh shërbenin si shkolla muzike”, shkruan Onuzi në parathënien e këtij libri dygjuhësh italisht-shqip.
Edhe pse shkenca e etnoorganologjisë ka nisur në vitet ‘50, sipas prof. Afërdita Onuzit, veglat muzikore janë trajtuar dhe janë studiuar me shumë interes, duke krijuar një koleksion shumë të pasur kombëtar.

Është pikërisht ky koleskion që ka tërhequr vëmendjen e të huajve për pasurinë kulturore dhe vlerat e rëndësishme shkencore të kësaj trashëgimie të popullit tonë. Një nga këta ka qenë profesor Achille Pellerano, bashkautori i librit që ka punuar së bashku me studiuesin shqiptar Pirro Miso.

Botimi i këtij libri-album në Itali u mundësua në kuadër të projektit Revale Interreg III A Itali-Shqipëri në bashkëpunim me Institutin e Kulturës Popullore, ku është përfshirë edhe restaurimi i këtyre instrumenteve. Etnoorganologjia shqiptare mbetet një degë e rëndësishme e albanologjisë dhe botimi i këtij albumi prestigjioz në italisht do t’i hapë rrugë edhe botimit në gjuhë të tjera, sipas autorëve.

INSTRUMENTAVE
























INSTRUMENTAVE
























 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve