Gjashtë vepra shqiptare do të përkthehen në gjuhë të huaja. Qendra Kombëtare të Librit dhe Leximit, ndau sot fituesit e Fondit të Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj.
Mes 14 aplikimesh nga botues të huaj, juria e përbërë nga Ben Andoni, Belfjore Qose dhe Irena Nasi përzgjodhi 6 vepra fituese në prozë dhe poezi. Fituesit e Fondit të Përkthimit nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj 2022 janë:
- 1. Liridon Mulaj me botimin e tij “Mos harro të më kujtosh”, përkthyer në turqisht nga-Rozana Belli.
- 2. Mira Meksi me librin e saj “Diktatori në kryq” përkthyer në italisht nga Giovanna Nanci.
- 3. Olimbi Velaj me vëllimin “Lumturia e të tjerëve”, përkthyer në italisht nga Valbona Jakova.
- 4. Rudolf Marku me librin “Rrethi i brendashkruar” përkthyer në greqisht nga Petro Çerkezi.
- 5. Tom Kuka me romanin e tij “Flama”, përkthyer në gjuhën serbe nga Danica Avramović.
- 6. Ylljet Aliçka me librin “Valsi i lumturisë” përkthyer në gjuhën greke prej Andrea Zarballës.