Vijon ‘rrjedhja’ e këshilltarëve bashkiakë nga LSI dhe partitë e tjera në drejtim të Partisë Socialiste. Report Tv mëson sot se një këshilltar nga LSI dhe 5 nga disa parti të tjera i janë bashkuar PS në këshillin bashkiak të Gramshit. Kështu nga dy që kishte më parë, Partia Socialiste bëhet me tetë anëtarë në këshillin bashkiak. Ndërkohë që në javët e fundit ka pasur shumë këshilltarë që kanë ikur nga radhët e LSI për te PS.
Këshilltarët që kalojnë nga partitë e tjera në drejtim të PS
1 Greta Lena partia e Unitetit Shqiptar
2 Erda Gjyla partia Socialiste e Moderuar
3 Besmira Bracja Lëvizja Socialiste për Integrim
4 Anxhela Kokomeci partia e Pajtimit Kombëtar
5 Joana Brahimi Deliu partia Socialiste e Vërtetë 91
6 Anduena Lleshi Partia per Mbrojtjen e të Drejtave te Emigranteve
O burra nga PS tani.un vet kam nderruarnja 8 parti me nje dorr dhe po shijoj jeten ne mosh te madhe
Përgjigju