Nga Meksika në Brazil, të huajt që jetojnë prej vitesh në Shqipëri prezatojnë në “Rreze Dielli” traditat dhe recetat festive të vendeve të tyre

Të ftuar në ‘’Rreze Dielli” ishin Anahi, Leandro dhe Marlis. Të tre shtetas të huaj që jetojnë prej shumë vitesh në Shqipëri. Megjithatë ato nuk i harrojnë traditat dhe zakonet e vendeve të tyre gjatë festave, ndërsa treguan më tepër për to.

Anahi prej 10 vitesh jetojnë në Shqipëri, ajo është e martuar me një shqiptarë dhe kanë një djalë sëbashku.

Në Meksikë festat e fundvitit fillojnë pak më herët nga data 9 Dhjetor sepse ne kemi një festë në lagje që bëhet gjatë 9-ditëve përpara Krishtlindjeve. E gjithë lagja mblidhet bashkë dhe ka dhe një bazë fetare sepse tregon historinë biblike për lindjen e Krishtit. Krishtlindjet festohen në shtëpi dhe zakonisht ka shumë ushqim. Zakonisht gatuhet gjel deti, peshk që gatuhet me domate dhe qepë, kofshë derri. Pas darkës fillojmë japim dhuratat dhe më pas fëmijët flejnë gjumë" tregoi ajo. 

Leandro është djali Brazilian ‘i dashuruar’ me Shqipërinë, i cili prej 4 vitesh jetonë në Tiranë me bashkëshorten dhe 3 fëmijët, në “Rreze Dielli” ai tha sepothuajse të njëjtat tradita janë edhe në Brazil ashtu si në meksikë.

Marlis, vajza nga Kosta Rika u shpreh se për ta festa e Vitit të Ri është tepër e rëndësishme.

“Po ashtu edhe ne kemi dy ditë të ndryshme 24 dhjetorë është Krishtlindjet që janë shumë të rëndësishme për ne. Po ashtu kemi një festë, ku njerëzit mblidhen për tu lutur dhe pijnë dicka. Po ashtu “Uji I ëmbël’ është shumë e rëndësishme për ne, ujë I ëmëblsuar me sheqer kaf, bukë. Ndërsa pjesa për Vitin e Ri është shumë e rëndësishme për ne, ne e festojmë Vitin e ri që në tetor, bëjmë prova. Ndërsa në 3 janar kemi akoma festë" tregoi ajo për festat e saj.

Ata treguan më tepër edhe për të përbashkëtat që ka Shqipëria në traditat e festimeve me vendet e tyre:

“Kemi shumë gjëra të përbashkëta, na pëlqen muzika dhe festa për ne është kërcim , po ashtu edhe juve” tregon më tej Marlis.

“Mua më pëlqen pjesa e fishekzjarreve, përqafimi i të gjithë antërëve të familjes në orën 12 dhe fakti që darka bëhet me familjen më të afërt dhe pas darkës të rinjtë shkojnë për të festuar. Një gjë tjetër që kemi të përbashkët është për ngjyrën e të brendshmeve, edhe në meksikë është e kuqja për dashurinë dhe e verdha për paratë” tha Anahi, vajza nga meksika.

Prej një kohe të gjatë në Shqipëri, ka edhe gjëra të cilat nuk i pëlqejnë:

“Një gjë që më ka habitur  ështës e shqiptarët flasin me zë të lartë dhe në telefon dhe unë kisha nëj kolege në zyrë dhe  dëgjova që fliste kështu në telefon dhe imagjinova që po bënte sherr por ishte thjeshtë një bisedë normale” thotë Anahi, shtetësja meksikane.

“Nuk më pëlqen shumë që qëndroni shumë kohë në kafe” tha Leandro nga Brazili.

“Ndërsa për mua menaxhimi plerave është pak problem dhe kur je duke takuar dikë dhe bëjnë pyetje të tepërta” tha Anahi, e cila jeton prej 10 vitesh në Shqipëri.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'