Nga mësues në bujk, historia e 70-vjeçarit në Lezhë! Pas daljes në pension Pal Pali iu përkushtua bujqësisë: Kam ndjerë kënaqësi

45-vite ka qenë në shërbim të formimit të brezave si arsimtar, ndërsa sot është kthyer në bujk.

Pal Pali nga Troshani i Lezhës i është përkushtuar punës edhe pas daljes në pension. 8 dynym tokë i ka shfrytëzuar të gjitha, duke krijuar një sipërmarrje të vogël ku të gjithë punët i bën thuajse vetë.

“Në 2016 dola në pension dhe meqë toka ishte duhej të futej në punë. Mendova që shega do ishte diçka më produktive. Arrita ta mbjell me shegë dhe është viti i pestë ky që e kam mbjellë 8 dynim”, tha fermeri, Pal Pali.

4 orë në ditë ia kushton bujqësisë, ndërsa sipas 70-vjeçarit ky sektor e ka një lidhje dhe me arsimin në të cilin ka shërbyer për shumë vite.

“Nuk është krejt pa lidhje të merresh me diçka që rritet.  Edhe njëherë po ta filloja atë zanat, nuk do ta kundërshtoja. Kam ndjerë kënaqësi. Edhe bima do përkujdesje dhe unë mundohem që të ja jap”, u shpreh Pali.

Që në vitin e tretë të mbjellat kanë dalë në prodhim, ndërsa tregun e ka të garantuar.

“Vitin e tretë arrita të marr 6 kuintal. Vjet 10 kuintal. Janë këto lokalet që i shfrytëzojnë. Është bërë një punë e mirë. Ke pse të punosh”, tregoi ai.

Shqetësim për këtë fermer është mungesa e mbështetjes përmes subvencioneve, teksa vlerëson punën e mirë të bërë në rehabilitimin e sistemit vaditës dhe kullues të zonës.

“Kemi mungesë të organizimit. Kanali vaditës vjen këtu poshtë dhe vitin që shkoi ka qenë plot me ujë”, u shpreh Palli.

Fusha e Zadrimës është një ndër zonat me rendiment mjaft të lartë në sektorin e bujqësisë, ndaj dhe Pal Pali ka një apel për të gjithë.

“Bujqësia duhet të zhvillohet. Edhe ai burokrati duhet të mendoje. Atë 5 leksh që e marrin duhet ta investojë”, përfundoi fermeri.

Rasti i këtij 70-vjeçari është një shembull pozitiv, që t’i rikthehen sa më shumë bujqësisë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 05/04/2021 08:33

    Lajm i bukur. Ja keta jane njerzit e vertete qe bejne vetem dobi me punet dhe menyren rrezatuese te jetuarit te tyre. Shume nderim per zotin Pal Pali.

    Përgjigju
    • Miro: 05/04/2021 21:24

      Rrespekte mesues i madh. Njrezit e dijes do i clirojne vendin tone

  • pap: 04/04/2021 18:46

    Respekte, jete te gjate dhe mbaresi per ju z. mesues!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën