Këshilli i Ministrave u mblodh sot dhe miratoi disa vendime dhe projektligje që prekin mbrojtjen e mjedisit, rindërtimin, zhvillimin e ekonomisë malore dhe administrimin e objekteve të konfiskuara.
Në mbledhje u miratua lista e veprimtarive që konsiderohen të rrezikshme për mjedisin, si dhe kriteret për vlerësimin e kërcënimit të mundshëm dhe përcaktimin e dëmit mjedisor.
Qeveria miratoi gjithashtu ndryshime në vendimin për zonat me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Shijak.
Ndryshime u bënë edhe në fondin e rindërtimit për financimin e rikonstruksionit të banesave në Tiranë, Durrës, Shijak, Lezhë dhe Krujë.
Në të njëjtën mbledhje u përcaktuan kriteret për dhënien e medaljes së Shërbimit të Rendit Publik.
Ndërkohë, u miratuan projektligjet për marrëveshjet për shmangien e tatimit të dyfishtë me Lituaninë dhe Gjermaninë, si dhe ndryshime në ligjin për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik ose strehim social.
Lajmi kryesor:
Mbledhja e qeverisë, Evis Sala dorëhiqet si ministre e Shëndetësisë: Do të vijoj projektet akademike! Rama: Faleminderit për shërbimin me profesionalizëm (VIDEO)








Komente
Komento