Nga një 'minifshat’ shndërrohet në një nga lagjet më të mira të Tiranës (FOTO+VIDEO)

Blloku i banimit prej 1.6 hektarësh, i cili kufizohet nga Rr. “Endri Keko”, “Sadik Petrela” dhe lumi i Lanës në Njësinë 3, është shndërruar në një nga lagjet më të mira të Tiranës. Bashkia e Tiranës ka përfunduar një nga investimet më të rëndësishme në këtë njësi.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se, pas investimit, lagjja ka ndryshuar shumë. “Mbaj mend kur kemi qenë këtu, meraku i njerëzve ishte se jetonin në Tiranë, por nuk u dukej si Tiranë. Kishin lënë fshatin e tyre në Kolonjë, në Devoll ose fshatrat e largët të Korçës, dhe ishin kthyer në një minifshat që vetëm si lokacion ishte në Tiranë, kurse ujërat e zeza derdheshin në Lanë dhe ujin e mbushnin me kova. Për ndriçim nuk bëhej fjalë fare, ndërkohë sot kemi kaluar në ndriçim LED. Në fakt, është punuar më shumë nën tokë se mbi tokë. Ne shohim asfaltin dhe muret dekorative që i kanë kthyer nga shtëpi në proces legalizimi, në vila të legalizuara dhe të hipotekuara”, tha Veliaj.

Ai theksoi se edhe në këtë rast, Bashkia e Tiranës ka treguar se është e fokusuar vetëm te puna, pavarësisht faktit nëse ka pasur zgjedhje apo përpjekje të politikës për të penguar punimet. “Kemi treguar se vetëm kur fokusohemi te puna dhe problemet konkrete mund të kemi rezultat. Kemi sot përpjekje me protesta, me sherre, me grindje, me pengesa, të një pjese të politikës që mundohet të na fokusojë te problemet e tyre dhe te hallet që ata kanë. Ndërkohë, fokusi duhet të jenë te hallet, te problemet, që kanë njerëzit, te zgjidhjet që kërkojnë ata. Për të gjitha këto arsye, jam shumë krenar për të gjithë skuadrën që ka punuar e rehabilituar një bllok jashtëzakonisht problematik të Njësisë 3”, u shpreh kryebashkiaku.

Veliaj nënvizoi se transformimi që ka pësuar kjo lagje do të vijojë edhe në zona të tjera të Njësisë 3, ndërsa u shpreh se Bashkia e Tiranës do të shfrytëzojë periudhën e verës për të intensifikuar punimet në të gjitha projektet e saj. “Ky ndoshta nuk është qyteti më i ri në botë, por është qartazi lagjja më e re e kryeqytetit më entuziast në botë. Mezi pres që të njëjtin ndryshim që kemi parë këtu ta vazhdojmë në fazën e dytë, te “Sadik Petrela”, dhe më pas aksi kryesor “Xhanfize Keko”, ku po punohet. E vetmja porosi që kam është të shfrytëzojmë verën, ndërkohë që njerëzit janë me pushime, Tirana është pak më e lirë dhe rrugët kanë më pak trafik”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku tha se gjatë këtyre javëve do të bëhen edhe përgatitjet e fundit para se të nisë sezoni i ri i çerdheve dhe kopshteve, për t’i krijuar mundësi banorëve të lagjeve respektive dhe familjeve në pamundësi ekonomike apo ato që vijnë nga shtresat vulnerabile. “Dua të nisim përgatitjet për regjistrimet në kopshte dhe çerdhe. Kemi një kërkesë të jashtëzakonshme, por do të duhet të gjejmë balancën mes atyre që janë banorë dhe iu takon, por edhe atyre që janë në gjendje të ngushtë ekonomike që kërkojnë pak ndihmë apo ata që vijnë nga komuniteti rom dhe egjiptian ose nga familje që kanë fëmijë me aftësi speciale që duan një vëmendje të veçantë”, deklaroi Veliaj.

Foto nga lagjia e Tiranës

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tini: 15/07/2019 00:04

    O ERION PO PSE I HARXHON LEKET E SHTETIT DHE TONAT PER TE SHTRUAR RRUGET E KETYRE KAFSHEVE,,,MOR AMAN,,,A MUND TE ME JAPESH PERGJIGJE ERION,,MEGJITHESE E DI QE ERIONI NUK I LEXON KOMENTET E NJEREZVE KETU,,,,NE C'FARE SHTETI TE BALLKANIT,,EUROPES,,AMERIKES,,GJEN LAGJE TE TILLA,,,QE MUND TE QUHEN PA PROBLEM ,,HALE,HALE,,DHE VETEM HALE,,,,ME KETO SHTEPI SHTREMA--SHTREMA,ME BLLOQE,,NE CILIN SHTET GJEN SHTEPI ME BLLOQE NE EUROPE,,,ME RRUGE SHTREMA-SHTREMA,,KU NUK MERRET VESH SE KU HYN E KU DEL,,,E NJEJTA PAMJE ME KETE ESHTE DHE TEK ISH-FUSHA AVIACIONIT NE TIRANE,,,KETO JANE LAGJE HALE QE DUHEN SHEMBUR NJE ORE E ME PARE E JO TI SHTROSH RRUGICAT E TI LEGALIZOSH,,,,SI MUND TI JAPESH TAPINE NJE ZAPTUESI SHPELLAR QE KA NDERTUAR NE TOKA ME PRONARE ME TAPI TE RREGULLT,,,DHE PRONARIT I JEP 5 LEK,,KUR PRONARIT DUHET TI JAPESH TOKEN QE I KA LENE I ATI,,,OSE ATA QE KANE NDERTUAR ATY TE PAGUAJNE QERA TEK PRONARI,,KY SHTET VJEDH PRONARIN,,,KUR NE KUSHTETUTE E KE SE RESPEKTOHET PRONA NE NENIN E PARE,,..///

    Përgjigju
  • Tutu ti: 14/07/2019 10:23

    Ku I kini trotuaret per kembesoret apo te ecin ne nje rruge me makinat si ne Indi

    Përgjigju
    • Xhu: 14/07/2019 14:53

      Jam dakort me ty per cu shprehe po nuk eshte faji i bashkise qe jane bere shtepite aq afer..vec te kaloje me biciklete po te beheshin trotuaret

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar