Nga Partizani te Napoli, në Itali e bëjnë të kryer transferimin e mbrojtësit për 12 mln euro

Nga Partizani te Napoli, në Itali e bëjnë të kryer transferimin e mbrojtësit për 12 mln euro

Amir Rrahmani, ish-futbollisti i Partizanit që aktualisht luan në ‘Seria A’ me Verona-n, mund të quhet lojtari më i ri i Napolit. Lajmi që është përfolur prej ditësh është konfirmuar sot edhe nga ‘Gazetta dello Sport’, e cila sqaron se marrëveshja mes dy klubeve ka ecur me ritme të ngadalta, por me hapa të sigurtë dhe tani mund të thuhet me siguri se i ka dalë tymi i bardhë.

Rrahmani nuk do të jetë futbollisti i vetëm që do të kalojë nga Verona te Napoli, pasi në marrëveshje është përfshirë edhe mesfushori Amrabat. Për të dy futbollistët, klubi i drejtuar nga De Laurentiis, do të pagujë 30 mln euro, ndërsa si Rrahmani ashtu edhe Amrabat me Napolin do të bashkohen në qershor, pasi sezonin do ta mbyllin me Verona-n.

Për Rrahmanin, që përfaqëson Kosovën, Napoli do të shpenzojë 12 mln euro, ndërsa për Partizanin nuk do të ketë asnjë përfitim, pasi në rregulloren e FIFA-s për rritjen e futbollistit thuhet se kur lojtari lëviz brenda një kampionati atëherë klubi ku është rritur nuk përfiton asnjë fond.

Gjithsesi Rrahmani bëhet një shembull i mirë për të gjithë futbollistët e Superligës. Pasi në pak sezone nga kampionati ynë arrin të bëhet pjesë e një skuadre elite në Itali.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani