Salianji thotë se asnjë ambasador nuk shkon në selinë e PD. Në Berat, Salianji u shpreh se nuk mund të ndryshojë Shqipëria, nëse nuk ndryshon PD.
"Sot, nga PD nuk hyn dhe nuk del asnjë ambasador. Ndryshimi nuk vjen vetëm sepse qeveria dështon, por kur opozita bëhet e denjë për ta udhëhqeur ndryshimin. Shqipëria nuk mund të ndryshojë kurrë, nëse PD nuk ndryshon më parë veten e vet. Demokratët kanë guximin për t’i thënë të vërtetat pa pasur frikë. PD sot ka përfunduar, fatkeqësisht, me një lidership, që në vend që të përballet me të vërtetat që shqetësojnë demokratët, çon mesazhe në çdo cep të Shqipërisë që takimet e demokratëve bëhen nga krimi. Vetëm historia nuk mjafton të dashur miq. Vetëm ndryshimi të jep të ardhme. Kemi 13 vite që vetëm humbasim.", deklaroi Salianji.
Lajmi kryesor:
Ervin Salianji i kërkon dorëheqjen Berishës: Kryetari që humb zgjedhjet, largohet nga drejtimi! Të gjitha proceset brenda partisë po pilotohen












