Nga Poliçani në Gramsh, inxhinieri ushtarak Habilaj: Shqipëria mund të prodhojë sërish armë! Kishim 20 uzina, 35 mijë punëtorë në industrinë ushtarake

Inxhinieri ushtarak Memush Habili i ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report tv tha se Shqipëria mund të prodhojë sërish armë. Ndërkaq ka zbuluar disa detaje uzinave të prodhimit të armëve që ka pasur vendi ynë dhe të asaj ç’ka ka mbetur sot.

Shqipëria ka pasur tre uzina kryesore të prodhimit të armëve, lëndëve plasëse dhe municionit, të cilat sot sipas tij mund të vihen ende në punë. Kombinati mekanik i Poliçanit është kryefjala e ditëve të fundit pasi në kompleksin e mbyllur që prej vitit 2020 mund të rinisë prodhimi i municioneve. Madje Habili shprehet se aktualisht kjo uzinë prodhon fishekë.

“Poliçani është në gjendje të prodhojë dhe prodhon, prodhon fishekë me porosi me material porositës dhe janë të cilësisë së lartë. Prodhohen fishekë të markës makarov me porosi  të Natos. Natyrisht janë të kufizuara me periudha të caktuara por një pjesë e uzinës merret me këtë punë dhe punon natyrisht me organikë të kufizuar me  material që sjellin vendet që bëjnë porositë.

Në uzinën e prodhimit të armëve në Çekin të Gramshit nënvizoi se është dëmtuar infrastruktura.

“Në Gramsh është dëmtuar shumë infrastruktura. Gramshi kishte nevojë për lëndë të parë materiali për të prodhuar automatikun. Qofte metali çeliku druri e të gjitha me radhë dhe ato pas viteve 90 u përdorën në mënyrë abuzive”.

Pavarësisht se është dëmtuar shumë, ai u shpreh se edhe baza e Pashalimanit mund të vihet sërish në funksion.

“Mund ta fillojmë që në Vlorë, Pashalimani është uzina e mirëmbajtjes së flotës së të gjithë strukturës detare. Përveç dëmtimeve në 1997, pjesa kryesore e saj është ruajtur. Është riinvestuar diçka dhe ajo uzinë mund të shërbejë përsëri në shërbim të flotës për anije. Kthehemi te kombinati i Poliçanit pavarësisht se u dëmtua shumë, është abuzuar siç është abuzuar me të gjitha, janë dëmtuar e shitur në mënyrë abuzive shumë artikuj që janë aty... U shfrytëzuan poër të bërë kioska. Të përdorësh një torno të preçizionit të lartë, për të bërë kioska”.

Inxhinieri ushtarak shprehet se dikur 20 uzina të kompletuara përbënin bazën e industrisë ushtarake.

“Janë 20 uzina të kompletuara që punonin që përbënin bazën e industrisë ushtarake dhe rreth 20 linja të funksiononin pranë uzinave të tjera, pranë industrisë tjetër të vendit. Siç të thashë në Ballsh ishte reparti i toluolit që përgatiste toluolin si lëndë të parë për eksplozivët. Por aty ishte dhe një repart tjetër që prodhonte vajguri për aviacionin. Këto linja punonin për ushtrinë sepse nuk përdoreshin gjëkundi këto prodhime. Ose në azotikun e Fierit ishte reparti për prodhimin e acidit nitrik të përqendruar të ngopur me tetraokside azoti për prodhimin e karburantit të raketave. Kështu pra ishin të atashuara këto linja si të thuash bashkëpunëtore dhe pronë e industrisë ushtarake. 35 mijë veta të punësuar në organikën e industrisë ushtarake drejtpërdrejt në përbërje të ushtrisë ishin rreth 35 mijë veta.”

Shqipërinë aktualisht e konsideroi si vendin më të çarmatosur.

“Nga vendet në Ballkan ne dhe Maqedonia jemi vendi më i çarmatosur. Ne mali i zi dhe Maqedonia jemi komplet të çarmatosur. Serbia ka rreth 100 ndërmarrje që punojnë, nuk punojnë me kapacitet, mbajnë veten por nuk i shkatërruan. Kohët e fundit një pjesë e uzinave kanë qenë në Bosnje. Nuk e kanë prridhur infrastrukturën e tyre industriale. Serbia për shembull kishte një uzinë për lëndë eksplozive siç e kishim ne. Pastaj arrinte të prodhonte aeroplanë”.

Ndërkaq u ndal dhe te inaugurimi i bazës së Kuçovës për të cilën tha se dikur ka pasur 175 avionë Mig.

“Kuçova u përforcua dhe  pas viteve 1950 pas aeroplanëve me helikë erdhën avionët reaktivë.  Ne kishim 170 aeroplanë Mik. Të fundit kishim mik 21, aeroplani përsosur për kushte te vendit tonë. Mik 21 u përdor në luftën e Sirisë dhe vazhdon të përdoret. E kanë mirëmbajtur”.

Por sa e rëndësishme është sot baza e Kuçovës?

“Pista ka qenë. Pas kodrave të bazës së Kuçovës është uzina e aviacionit. Uzina është funksionale, është ruajtur, është e vetmja uzinë e paprekur. E ruajtën ata që punonin aty e ruajti i gjithë sistemi i bazës së Kuçovës. Është me pak investime. Amerikanët po hedhin 50 milion euro... Ajo është bazë e përparuar për Naton sepse dhe ne jemi në krahun lindor. Bazat janë ato që goditen të parat, prandaj duhet të sigurish mbrojtje mjaft të mirë. Në luftëra lokale nuk ndodhin këto por në një luftë lokale”, tha ish ushtaraku Habilaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:25
Masakra e Gërdecit, inxhinieri ushtarak: E ngritën pranë qendrave të banuara, shpërthyen 15 mijë predha, do ishte zhdukur Tirana

15 mijë predha kanë shpërthyer në masakrën e Gërdecit më 15 mars të vitit 2008, që solli vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve. Kështu deklaroi inxhinieri ushtarak Memush Habili i ftuar në “Studio Live” në Report tv, duke nënvizuar se ishin shkelur të gjitha rregullat.

“Ka qenë një repart ushtarak ishin magazina tunele. Në mënyrë abuzive u ngrit si pikë për të çmontuar municionet e të gjitha llojeve që nga fishekët e thjeshtë e deri te munizonet e kalibrit të madh. Zakonisht këto pika ku demontohen kanë një disiplinë tepër të rreptë ashtu siç thashë për uzinat ushtarake. Difekti më i vogël atje i hedh në erë të gjithë ata që punojnë aty. Aty mungon disiplina.

Ishte shumë afër qendrave të banuara nuk lejohet. Ishin shkelur të gjitha kushtet normale që kërkohen për të kryer këtë operacion plus rregullave të tjera. Punonjësi që hyn brenda duhet të jetë i veshur me këpucë gome, rrugës kur lëvizin punonjësit dhe në vendet ku qëndrojnë bëhen disa tubo metalikë në mënyrë që të shkarkojnë ngarkesat metalike.  Pastaj nuk lejohet sasia e madhe, përdoren të programuara, të caktuara. Atje vetëm municione artilerie shpërthyen 15 mijë predha. Të kishte qenë në Tiranë do ishte zhdukur Tirana", tha Habili në një intervistë me Arbër Hitajn.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lushka: 04/03/2024 20:31

    Puna eshte se ne skemi nevoj per arme e per kimikate ju nuk kollondrisni dot qente endacake neper rruge do merreni me gjera bigg. Ah medet ky komb ku po shkon tani e tutje. Mejr familjet shqiptare. Te gjitha ishin qytete brenda qytetit duke filluar qe nga elbsani e deri ne korce industrit.i masakruat me politikat e gabuara. I larguat kete popull mjeran se e lat analfabet i prishet pa kriter te gjitha. E keni ber shiqerine pershesh me lesh e keni ber. E tani fo hapni arme kwtu ne vend te promovoni turizmin e arsimi hapni vatra lufte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Pas sulmit me 300 dronë e raketa Irani vijon kërcënimet drejt Izraelit, kërcënon dhe SHBA! Ja çfarë dimë deri tani

Pas sulmit me 300 dronë e raketa Irani vijon kërcënimet drejt Izraelit, kërcënon dhe SHBA! Ja çfarë dimë deri tani