Nga premtimi i Qeverisë për shqipen, si 'armë' të fortë, tek 'armata' e gabimeve në shkresa zyrtare, studiuesja: Përkujdesja ka rënë

Janë vetëm disa nga shkresat zyrtare, të cilat, pavarësisht peshës në përmbajtje juridike, kanë tërhequr vëmendjen për përmbajtjen e tyre gjuhësore, ku mbizotërojnë gabimet. Projektligje, dorëheqje, lirim nga puna e të tjerë, siç ndodhi në rastin e Edvin Shvarc, përkthyes e drejtor i informimit publik, që punonte në Presidencë prej 20 vitesh.

“Unë mendoj që ky është një tregues i shumë dukurive. Në radhë të parë që në Shqipëri nuk ka më prej kohësh burokraci. Fjala duket me ngjyrim negativ, por në fakt shteti mbahet nga burokratët, nga ata njerëz të cilët janë specialistë të hartimit të dokumentacionit ligjor. Mirëpo, hartimi i dokumentacionit ligjor kërkon përvojë në radhë të parë. Kërkon një korrektësi, një përpjekje për të qenë besnikë ndaj normave ligjore, dhe në këtë kuadër të normave ligjore bën pjesë edhe gjuha shqipe, zyrtarja, për të cilën po flasim”, shprehet studiuesja e pedagogia Teuta Toska

Ndërrimi i shpeshtë i punonjësve të administratës, është sipas Toskës, vetëm një nga shkaqet e moszbatimit të standardit të shqipes në shkresat zyrtare.

“Unë besoj që shteti në radhë të parë e ka për detyrim ligjor, për marrëdhënien që ai ka me historikun e vet, që ta zbatojë i pari këtë gjë. Nga ana tjetër vetë ligjërimi administrativo-juridik, çalon. Sigurisht që shteti ka bërë të vetën. Ka përcaktuar shkresën me standardet e veta, me normat e veta, mirëpo, kur ti e shikon që ata vetë nuk janë besnikë të kësaj gjëje tregon pikërisht që mungojnë burokratët.. Administrata shtetërore është një terren ku ka vazhdimisht lëvizje. Njerëz, të cilët punojnë prej vitesh, siç ishte rasti i zotit Schvartz, largohen nga puna dhe zëvendësohen nga njerëz të cilët janë pa përvojë pune, dhe e gjitha kjo bën që ti rifillon edhe njëherë tjetër nga e para, bëhen edhe njëherë tjetër nga e para ato gabime. Nga ana tjetër ajo që të bën përshtypje është se mungon ai qëndrimi i respektit ndaj shkresës, që e ka punonjësi që ka vite në administratën shtetërore.”, shprehet më tej gjuhëtarja.

Mundësia është, sipas pedagoges, që në universitete shtetërore, të përgatiten specialistë për administratën shtetërore, por ky aspekt, ndryshe nga ç ’është premtuar, neglizhohet.

“Kur kjo qeveri erdhi në pushtet në vitin 2013 këtë e kishte si një armë të fortë, pra përkujdesjen gjuhësore të dokumentit shtetëror , mirëpo në rrjedhë të kohës ne shohim që kjo përkujdesje ka rënë jashtëzakonisht shumë. Jo vetëm shkresat që vijnë nga ministritë, shkresat që vijnë nga presidenca, por edhe vetë komunikimet që ndodhin në pushtetin lokal janë në nvel shumë të ulët. Kjo tregon mungesë respekti ndaj shqipes, ndaj ligjit!”, shton më tej

Universiteti i Tiranës mundëson specializimin në “Redaktori”, i Elbasanit për “Sekretar” profesionalë e të tjerë, por ajo çka mungon është interesi.

“Universitetet publike i kanë programet e studimit, po mungon interesi. Vetë administrata shtetërore, duhet të ketë këtë punonjësin që ka këtë dijeninë e stilit administrativo-juridik. Nga ana tjetër dhe media, portalet e shkruara,  kanë goxha mangësi sa i përket përdorimit të standardit. Pra është një shpërfillje e ligjit, siç ndodh në çdo sektor tjetër në Shqipëri...”, thotë ajo.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mesuesja: 06/09/2022 04:48

    Respekt për pedagogen Teuta Toska. Faleminderit që ngre zërin për çeshtje kaq të rëndësishme të gjuhës shqipe.

    Përgjigju
  • Eva: 05/09/2022 23:40

    Gabimet ne te shkruar e te folur jane gjysma e se keqes. Mos t'i hyjme elementit te anglo shqiperuar te fjaleve dhe huazimi i nyjeve fjaleformuese nga gjuhe te tjera. Nganjehere te duhet te shikosh me kenaqesi kanalet televizive te Kosoves pasi degjon shqip shqip dhe konceptim te fjaleve pa qene e nevojshme anglo shqiperimi i tyre.

    Përgjigju
  • Tirona: 05/09/2022 22:03

    Të vjen keq që gjuha e folur dhe e shkruar ka degraduar në atë far feje sa ska bir none me e kthy prap në shina.Rama thotë është ngritur roga me x% ,Ahmetja fliste ruga xy kushton x lekë. Tani ta mësojmë ne populli thjeshtë a thuhet roga apo rroga,ruga apo rruga se kta po i heqin gërmat alfabetit po e bëjn me 25-30 gërma se sdin të flasin kta paria e qeverisë. Kemi Kryeministrin,zv kryeministrin e shumë e shumë deputetë e ministra që kur flasin njëri pas tjetrit,të njëjtën fjalë se thonë 2 vetë njësoj.

    Përgjigju
  • Pjeter: 05/09/2022 21:07

    Me ne fund dikush qe gre zerin per dhunimin qe i behet shqipes ne menyre zyrtare!!

    Përgjigju
  • Sunny tirana: 05/09/2022 21:07

    E vërtetë, po kjo vjen kryesisht nga niveli i ulët i arsimit. Ndërkohë, cdo punonjës i ri i administratës shtetërore duhet të trajnohet në formulimin e dokumentacionit.

    Përgjigju
    • Pilo: 06/09/2022 10:21

      Ca trajnimi, ato gjera duhet ti mesonin ne shkolle. Kta duhet te testohen para se ti marin ne pune. Po kush ti testoj thuaj, ata jane te gjithe antilapat

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?