Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, këtë të premte ka hedhur për konsultim publik projektligjin për disa ndryshime në ligjin për “Për Nënpunësit Civil’.
Sipas ministrisë të drejtuar nga Adea Pirdeni, ndryshimet në projektligj propozohet për më shumë transparencë, fleksibilitet dhe siguri të shtuar në rekrutim dhe trajtimin e nëpunësve të nivelit të lartë. Ndërsa në projektligjin e ri parashikohet se do të rritet kufiri për kandidatët që mund të rekrutohen nga jashtë, nga 20% në 50% të pozicioneve vakante brenda administratës publike brenda një viti.
Ndërsa do të ketë një strukturë të riformatuar pagash që inkurajon performancën dhe rritjen motivimit të punonjësve.
Projektligji është hartuar nga Ministria për Administratën Publike në bashkëpunim me ekspertët e Programit “BE për Mirëqeverisjen” dhe ekspertët e OECD/SIGMA. Ndërsa prej datës 31 tetor 2025, ky projektligj do t’i nënshtrohet një procesit të konsultimi publik me të gjitha grupet e interesit.
Ministria për Administratën Publike shkruan se një administratë profesionale dhe e mbështetur në merita, qëndron në bazën e psociërpjekjeve të Shqipërisë për anëtarësimin në BE.
Ja cilat janë disa nga ndërhyrjet që parashikohen të bëhen në ligj:
1. Standard unik rekrutimi për të gjithë administratën publike:
• Rekrutimi me bazë merite shtrihet në të gjitha institucionet publike që janë ose jo pjesë e shërbimit civil.
• Procesi administrohet nga një Komision Kombëtar i Atestimit me përfaqësim nga qeveria, institucionet e pavarura dhe qeverisja vendore.
2. Model i ri i përmirësuar për pranimin në nivelin hyrës zhvillohet me dy faza:
• Testim kombëtar i uniformizuar, i zhvilluar nga DAP për të gjithë kandidatët e interesuar;
• Konkurs specifik për pozicionin, i zhvilluar nga institucioni që ka vendin vakant, nën mbikëqyrjen e DAP.
3. Ristrukturim i modelit të rekrutimit për nëpunësit e nivelit të lartë drejtues
• Transparencë, fleksibilitet dhe siguri e shtuar në rekrutim dhe trajtimin e nëpunësve të nivelit të lartë;
• Shpallje e pozicioneve individualisht për çdo vakancë;
• Sekretarët e Përgjithshëm dhe titullarët e institucioneve do të kenë mandate 5-vjeçare të rinovueshme;
• Kufizohen ndërhyrjet diskrecionare në përzgjedhje.
4. Sistem më i hapur dhe më fleksibël karriere për më shumë ekspertizë të re dhe më të madh profesional
• Qarkullim më i madh midis profesionistëve mes sektorit publik dhe atij privat;
• Rritje e kufirit për kandidatët që mund të rekrutohen nga jashtë, nga 20% në 50% të pozicioneve vakante brenda administratës publike brenda një viti;
• Mundësi e shtuar për rikthimin në shërbimin civil pas eksperiencave jashtë tij.
5. Strukturë e riformatuar pagash që inkurajon performancën dhe rrit motivimin:
• Hiqet avancimi automatik në shkallët e pagës;
• Parashikohet bonus vjetor për performancë të lartë, për një përqindje të kufizuar punonjësish;
• Sistem i ri vlerësimi performance me 5 nivele nga 4 nivele që parashikohet aktualisht.
Komente










