Nga president 'në hije' te sherri me kryebashkiakun e Dibrës dhe atentati i dështuar, kush është administratori i Korabit i dënuar me 13 vite burgim

Nga president 'në hije' te sherri me kryebashkiakun e Dibrës dhe atentati i dështuar, kush është administratori i Korabit i dënuar me 13 vite burgim

Fehmi Meziu

Administratori i klubi të futbollit Korabi në Dibër, Fehmi Meziu (Mëziu) ka rënë në pranga nga policia e Dibrës pasi është dënuar nga autoritetet italiane me 13 vjet burg për prostitucion.

Mëziu është një emër i njohur në futbollin shqiptar, pasi prej vitesh së bashku me miqtë e tij investonte te klubi i futbollit Korabi në Peshkopi, madje duke ia dalë të ngjiste klubin edhe në Superligë gjatë sezonit 2016-17. Përpara vitit 2016, ai mbante pozicionin e administratorit, teksa në fakt mund të themi se ishte një president "pa letra", kjo për shkak se aksionet e klubit zotëroheshin nga bashkia Dibër.

Pas vitit 2016, Mëziu pati një konflikt me ish-kryebashkiakun Shukri Xhelili, duke u dorëhequr nga drejtimi i klubit, për t'u rikthyer muaj më pas.

Marsin e 2016, Fehmi Mëziu u sulmua me thikë në rrugën “Hoxha Tasim” në kryeqytet nga dy persona, duke shpëtuar nga sulmi edhe pas ndërhyrjes së policisë.

Pas këtij viti, Mziu u rikthye sërish në krye të klubit dibran, madje duke qenë pranë ngjitjes së ekipit në Superligë në dy raste, por pa ia dalë me sukses. Vitet e fundit, Korabi ishte kthyer në një klub fitimprurës, me disa lojtarë që u shitën në klubin e Partizanit dhe jo vetëm. Përmendim këtu Xhuliano Skukën, sulmuesin e Kombëtares dhe Albers Kekon.


Lajmi kryesor:

I dënuar me 13 vjet burg në Itali për prostitucion, arrestohet administratori i klubit të futbollit Korabi në Dibër! Pritet ekstradimi i tij


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë