I dënuar me 13 vjet burg në Itali për prostitucion, arrestohet administratori i klubit të futbollit Korabi në Dibër! Pritet ekstradimi i tij

DIBËR- Administratori i klubi të futbollit “Korabi” në Dibër, Fehmi Meziu (Mëziu) ka rënë në pranga nga policia e Dibrës pasi është dënuar nga autoritetet italiane me 13 vjet burg për prostitucion.

Gjykata e Apelit në Napoli e dënoi 51-vjeçarin me 13 vjet burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Organizatë kriminale”.  51-vjeçari ra në pranga në qytetin e Peshkopisë, gjatë operacionit të koduar “Rezultati”. Meziu, pritet ti nënshtrohet procedurave të ekstradimit në Itali me qëllim ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit në Napoli.

Operacioni për arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të 51-vjeçarit u zhvillua nga FAST Albania, në bashkëpunim të ngushtë me policinë e Dibrës dhe me Interpol Tiranën.

Mëziu është një emër i njohur në futbollin shqiptar, pasi prej vitesh së bashku me miqtë e tij investonte te klubi i futbollit Korabi në Peshkopi, madje duke ia dalë të ngjiste klubin edhe në Superligë gjatë sezonit 2016-17. Përpara vitit 2016, ai mbante pozicionin e administratorit, teksa në fakt mund të themi se ishte një president "pa letra", kjo për shkak se aksionet e klubit zotëroheshin nga bashkia Dibër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:23
Nga president 'në hije' te sherri me kryebashkiakun e Dibrës dhe atentati i dështuar, kush është administratori i Korabit i dënuar me 13 vite burgim

Administratori i klubi të futbollit Korabi në Dibër, Fehmi Meziu (Mëziu) ka rënë në pranga nga policia e Dibrës pasi është dënuar nga autoritetet italiane me 13 vjet burg për prostitucion.

Mëziu është një emër i njohur në futbollin shqiptar, pasi prej vitesh së bashku me miqtë e tij investonte te klubi i futbollit Korabi në Peshkopi, madje duke ia dalë të ngjiste klubin edhe në Superligë gjatë sezonit 2016-17. Përpara vitit 2016, ai mbante pozicionin e administratorit, teksa në fakt mund të themi se ishte një president "pa letra", kjo për shkak se aksionet e klubit zotëroheshin nga bashkia Dibër.

Pas vitit 2016, Mëziu pati një konflikt me ish-kryebashkiakun Shukri Xhelili, duke u dorëhequr nga drejtimi i klubit, për t'u rikthyer muaj më pas.

Marsin e 2016, Fehmi Mëziu u sulmua me thikë në rrugën “Hoxha Tasim” në kryeqytet nga dy persona, duke shpëtuar nga sulmi edhe pas ndërhyrjes së policisë.

Pas këtij viti, Mziu u rikthye sërish në krye të klubit dibran, madje duke qenë pranë ngjitjes së ekipit në Superligë në dy raste, por pa ia dalë me sukses. Vitet e fundit, Korabi ishte kthyer në një klub fitimprurës, me disa lojtarë që u shitën në klubin e Partizanit dhe jo vetëm. Përmendim këtu Xhuliano Skukën, sulmuesin e Kombëtares dhe Albers Kekon.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hanxhari: 07/07/2023 11:30

    Prijani hallatet e lereni te ngordhi se kshu e duan keta maskarenj qe shfrytezojne vajzat neper rruget e botes Nuk e meriton te jetoje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë